• Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Shitjesh

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie lider në fushën e tregëtimit të pllakave, parketit dhe hidrosanitareve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER/E SHITJESH

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


· Prezantues/e në showroom, me objektiv finalizimin e të shitjes së produkteve.
· Prezantimi dhe orientimi i saktë për produktet që kompania ofron për klientët sipas nevojave të tyre;
· Aftësi të kuptojë dhe të komunikojë për çdo detaj në lidhje me kërkesat e klientëve;
· Të mbajë kontakte të rregullta (duke përfshirë dhe komunikimin me telefon) me klientët, të rinj dhe ekzistues si dhe me arkitektë;
· Të menaxhoje dhe realizoje te gjithe procesin e shitjes dhe porosise se klientit;
· Të menaxhojë procesin e shpërndarjes së informacionit tek kolegët, specialistët përkatës.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë mbaruar Fakultetin përbën avantazh;

Eksperiencë Pune: Minimumi një vit eksperiencë pune;

Aftësi:

· Të njohë programet bazë të paketës Microsoft Office;
· T’i karakterizojë mirësjellja, komunikimi dhe serioziteti;
· Të jetë i/e besueshme dhe i/e vullnetshme me relizimin e detyrave;
· Të ketë aftësi shumë të mira në shitje;
· Njohja e gjuhës e një gjuhë të huaj përbën avantazh.

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
Ju lutemi, gjatë aplikimit specifikoni në titullin e emailit pozicionin për të cilin interesoheni.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 06 Maj 2018





JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top