• Tirane, ofroj vend pune Financier Senior

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie lider në fushën e tregëtimit të pllakave, parketit dhe hidrosanitareve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

FINANCER (Senior)

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


· Drejton, menaxhon dhe mbikqyr të gjitha cështjet financiare të ndërmarrjes;
· Ndihmon në planet strategjike për të rritur rendimentin dhe ecurinë e biznesit (duke studiuar mirë tregun, buxhetin dhe mundësitë);
· Përgatitja e pasqyrave financiare vjetor dhe mujore në funksion të manaxhimit (PASH, Bilanc, Cash Flow);
· Përgatitja dhe deklarimi fiskal i listë pagesës, dhe deklaratave të tjera fiskale mujore dhe vjetore;
· Manaxhimi i gjendjes së cash dhe pagesave;
· Organizimi i punës në departamentin e financës dhe respektimi i afateve të raportimit;
· Manaxhim të operacioneve kompjuterike në sistemin financiar dhe kontroll të kontabilitetit të kompanisë;
· Përgatitja e raporteve specifike në varësi të kërkesave të manaxhimit;
· Mbikqyr të gjitha funksionet e dhe raportimet e departamentit të financës.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë mbaruar Fakultetin Ekonomik, dega Financë;

Eksperiencë Pune: Dy ose me shumë vite eksperiencë;

Aftësi:

· Të njohë programet bazë të paketës Microsoft Office, Alpha Business;
· Njohje e legjislacionit dhe dokumetacionit financiar;
· I komunikueshëm, fleksibël dhe i gatshëm për të shpalosur ide krijuese dhe inovative;
· Të ketë aftësi shumë të mira në përdorimin e gjuhës angleze (një gjuhë e dytë përbën avantazh).

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
Ju lutemi, gjatë aplikimit specifikoni në titullin e emailit pozicionin për të cilin interesoheni.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Prill 2018





JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top