• Tirane, ofroj vend pune Supervizor Shitjesh

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri në fushën e importimit dhe tregtimit të parketeve dhe dyerve të brendshme, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

SUPERVIZOR SHITJESH

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


· Menaxhon skuadren e shitjeve.
· Parashikon plan buxhetin e departamentit të tij për të gjithë vitin duke e ndarë atë në muaj;
· Parashikon planin e bonuseve dhe monitoron realizimin e tyre;
· Kontrollon në mënyrë të vazhdueshme perfomancën e stafit të tij, bën kontrolle në terren si dhe kontakton nga afër klientet e kompanisë;
· Drejton procesin e vlerësimit të performancës për stafin që ka nën varësi dhe garanton një vlerësim objektiv dhe të drejtë;
· Planifikon dhe harton objektivat mujore dhe vjetore bashkë me një plan pune të përcaktuar;
· Zhvillon dhe mirëmbajn marrdhëniet me furnizuesit ekzistues dhe të rinj;
· Të njohë shumë mirë tregun, dhe analizojë konkurencën, produktet dhe ҫmimet;
· Organizon aktivitete të marketingut, të tilla si ngjarjet promovuese;
· Ofron iniciativa për përmirësimin e vazhdueshëm të biznesit.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Administrim Biznesi, Marketing përbën avantazh;

Eksperiencë Pune: Eksperienca paraprake përbën avantazh;

Aftësi:

· Të ketë aftësi shumë të mira në zhvillim e planeve të shitjeve;
· Të ketë aftesi shumë të mira komunikimi;
· Të ketë aftesi shumë të mira drejtimi dhe organizimi;
· Të ketë njohuri shumë të mira të paketës bazë të MS Office (Windows, Excel; Power Point), Internet dhe programit Financa 5;
· Të kete njohuri te gjuhes Angleze;
· Të ketë leje drejtimi makine;
· Personi duhet të jetë i gatshëm të udhëtojë.


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 08 Janar 2018



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top