• Tirane-Jepet me Qera dhe bashkëfinancim, Ndërtese-Hotel,me 5-Kate, 5'000 Euro/muaj - Rr.''Isuf Elezi" 100m nga Lana tek Ura e Selitës

Cmimi Euro
5000
Jepet me Qera: Për Hotel-Bar-Restorant, Ndërtes e Re, me 5-kate, e pa përfunduar me sipërfaqe ndërtimi mbi 1500m[SUP]2[/SUP], sipërfaqe trualli 1000m[SUP]2[/SUP] dhe parkim në sipërfaqe 200m[SUP]2 [/SUP]për 10-makina.

Ndërtesa/Hotel gjendet në zonën e Selitës ose ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re, një ndër zonat mjaft të njohura të Tiranës, rreth 1.5km larg blv. kryesor të Tiranës (Dëshmorët e Kombit) dhe rreth 200m nga Unaza e re, tek Kopshti Botanik.
Zona ku gjendet Hoteli ështe komplet e rehabilituar dhe me infrastrukturë të sistemuar dhe integruar me të gjitha arteriet kryesore (Unazën e Re që lidhe Sheshin Shqiponja me TEG-un-drejtimi i Elbasanit, me Pallatin me Shigjeta-Kombinat- Plepa Durrës dhe bulevardin kryesor-Dëshmorët e Kombit, me Unazën e brendshme …etj).
Gjithashtu në këtë zonë ka shumë institucione të qeverisë qëndrore (AKBN, KESH, OSST…tj) dhe institucione arsimore-universitare (Universitetiti Europian i Tiranës-UET-ja, Fakulteti i Shknecave Sociale, Universiteti Mesdhetar i Tiranës… etj) dhe shumë njësi të tjera shërbimesh dhe tregtie.
Hoteli gjendet buzë rrugës/trotuarit "Isuf Elezi" dhe është 100m nga Lana/Ura e Selitës dhe 200m nga kopshti botanik/segmentit të Unazës së madhe TEG-Sheshi Shqiponja.

Ndërtesa/Hotel me 5-kate të gjitha mbi toke, në një truall me sipërfaqe mbi 1000m[SUP]2[/SUP] dhe njolla e ndërtimit 400m[SUP]2[/SUP], dhe me sipërfaqe të ndërtuar që shkon afërsisht 2000m[SUP]2[/SUP]dhe me një oborr për parkim të hapur rreth 200m[SUP]2[/SUP].
Ndërtesa është projektuar e konceptuar për të shërbyer si Hotel-Restorant, ku krahas shkallëve të brendshme ka edhe konstruksionin për dy ashensore. Shkallët dhe hollet jane të shturara me mermer-granit dhe pllaka shumë cilësore me ngjyra klasike, ndërsa një pjesë e mureve, anësore të dyerve etj, në veçanti kati parë, pjesa e restorantit…etj, janë veshur me gurë-traventin ngjyrë bezhë në gri.
Kati i parë përbëhet nga pjesa e Hyrjes-Holli, Receptioni, koridori për tek shkallët, ashensorët dhe pasazhi për në restorant, pjesa e kuzhinës dhe restorantit. Kuzhina dhe restoranti kanë të disponueshme pjesën më të madhe të pajisjeve.
Kati II, III dhe IV, përbëhen nga një holl të madh në mes dhe nga 7-dhoma çdo kat, në total shkojnë në 21-dhoma të bollshme, ku edhe 4 dhoma mund të shërbejnë edhe si suita. Dhomat nuk janë akoma të sistemuara dhe kompletuara me te gjitha pajisjet e nevojshme.
Kati V, i cili është kryesisht me konstruksion metalik me xham dhe akualisht ka hapësirën lisho të madhe për të shërbyer ose si salla konferencash, ose si sallë-palestër etj.
E gjithë Ndërtesa/Hotel është e rrethuar dhe për hyrjen në të janë 3-porta njëra për autoveturat për në parkim dhe kalimi tek dera kryesore-recepsioni, një portë për hyrjen vetëm të njerëzve dhe një portë tjetër është vetëm për makinat dhe këmbësorët për në pjesën e Bar-Restorantit. Ndërtesa nga të gjitha anët është e gjelberuar me pemë të larta dekorative shumë-vjeçare. Ndërtesa/Hotel është e kompletuar me depot e ujit nën toke, ka gjenerator të fuqishëm për të përballuar mungesën e dritave, ka të gjitha instalimet dhe pajisjet për çdo emergjencë.
Përdorimi i mëparshëm e aktual: Për disa vite kjo ndërtesë ka shërbyer si institucion arsimorë-shkollë, ndërsa aktualisht është jashtë shfrytëzimit, në të po punohet dhe kompletohet, për të shërbyer si Hotel-Bar-Restorant.
Gjendja fizike aktuale: Në përgjithësi nga ana konstruktive ndërtesa është e përfunduar, por nuk është akoma e gatëshme për tu shfrytëzuar si Hotel-Bar-Retorant. Mbeten pa u pëfunduar dhomat e gjumit bashkë me instalimet në banjot/tualetet e tyre, lyerja, arredimi dhe kompletimi i brendshëm për të gjitha furniturat (ndriçuesit, mobiljet e brendëshme, dyshekë e mbulesat, pajisjet hidraulkike e të tualetit, frigorigferet & televizoret e dhomave, serviset e Bar-Restorantit…etj).
Destinacionet/përdorimet mundshme: Kjo Ndërtese/Hotel është konceptuar dhe mbi të është punuar për të shërbyer kryesisht për Hotel-Bar-Retorant. Zona dhe pozicioni gjeografik në Tiranë i Ndërtesës/Hotel buzë rrugës dhe ngjitur me të gjitha arteriet kryesore të lëvizjes në Tirane, mundësojne dhe favorizojnë shfrytëzimin si Hotel-Restorant. Pasi është lehtësisht e gjetëshme dhe e aksesueshme nga shume drejtime dhe zona është e zhvilluar dhe e populluar.
Dokumentacioni: i rregullt pronësie dhe zhvillimi.
Jepet Me Qera: Ndërtesa nuk është akoma në kushtet dhe standartet për të shërbyer si Hotel-Bar-Retorant, ka nevojë ende për investime që mund të shkojnë rreth 250'000€-euro, dhe të vihet në funksion si Hotel-Bar-Retorant.
Për këtë kërkohen/thirren përsona me kapital-finaciar dhe eksperiencë që të mbyllin të gjithë investimin që kanë mbetur dhe të marri përsipër shfrytëzimin e mëtejshëm. Qeraja e të gjithë ambjentiot pas kryesrjes së investimit është 5000 euro/muaj.
Adresa: Rr. "Isuf Elezi", 100 m larg Lanës/Urës Selitës, ish-stacionit fundit të Tiranes Re, ose 200m larg nga Unaza madhe-që të çon në TEG-autostrada Elbasanit dhe drejtimi Sheshit Shqiponja/segmenti të kopshti botanik. adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
*******************************
A&D General Services Studio (
A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top