• Shqiperi, - SISTEMI I ARKIVIMIT TË DOKUMENTAVE A.D.ELE

A.D.ELE është më shumë se një softuer i thjeshtë për arkivimin dhe menaxhimin e dokumenteve: është një platformë e plotë për menaxhimin inteligjent të proceseve dhe informacioneve të lidhura me të gjithë dokumentacionin e kompanisë. A.D.ELE i jep jetë dokumenteve duke i dhënë rëndësi të veçantë informacioneve e përbërjes së dokumentit për gjetje më të thjeshtë të informacioneve të kërkuara.
Falë A.D.ELE, përveçse mund të keni në mënyrë dixhitale dokumentacionin letër, mund të gjeni lehtësisht dokumentin e duhur në momentin e duhur, të analizoni informacionet, të gjeneroni raporte, të ndani dokumente brenda selive dhe jashtë saj me klientë ose partnerë.
Për klientët që disponojnë ERP ELELCO, A.D.ELE jep mundësinë e aksesit të dokumentacionit nga ERP kur jemi duke parë një skedë kontabël të një klienti apo furnitori, kur jemi duke bërë prodhimin, lëvizjet e magazinës etj.
TIPOLOGJITË E DOKUMENTEVE QË MUND TË ARKIVOHEN NË A.D.ELE:
Faturat e blerjeve, Faturat e shitjeve, Kontratat dhe bashkëngjitjet e kontratave, Dokumentet e ndryshme të bilancit, Raporte të ndryshme kontabël, Dokumentet e magazinës, Packing List, Mirëmbajtja e makinerive, Vizatime teknike, Skedat e personelit etj.


Per me shume: http://bis.elelco.com/

Cel. : 0672069218
 


WhatsApp
Back
Top