• Tirane,Shitet Ambjent Biznesi, në pallat ekzistues,kati ±1,Sip.144m², Cmim 850 euro/m², ideale për aktivitet prodhues, në Rr.'ADemi', 30m nga Lana/pra

Cmimi Euro
122400
SHITET: Bodrum – i projektuar për punishte ëmbëlsirash, furrë buke... etj, me sipërfaqe 144m[SUP]2[/SUP], në katin e ndërmjetëm ± 1 me dritare mbi nivelin e tokës, në një pallat ekzistues, në fillim të rrugës "Ali Demi" pranë Shkollës 9-Vjeçare 1-Maj.
Pallat ekzistues parafabrikat:
me 6-kate mbi tokë dhe një kat të ndërmjetëm nën-tokë dhe pak mbi tokë-bodrum, në krahun e djathtë të rrugës "Ali Demi" pranë shkollës 9-Vjeçare 1-Maji. Zona ku gjendet pallati është zone e vjetër, kryesisht me pallate parafabrikate dhe trulla, zonë e dendur, shumë afër (rreth 300-400m) me qendrën e Tiranës dhe me aktivitete tregtare të ndryshme me pakicë, si dhe shumë afër me zonën e tregu elektrik.
Pozicioni i pallatit është në krahun e djathtë dhe në linjën e dytë të pallateve, në fillim të Rr."Ali Demi" dhe me shtrirje veri/perëndim dhe jug/lindje, me një pozicion mjaft të përshtatshëm për shfrytëzimin e bodrumit/punishtes, pasi është lehtësisht i aksesueshëm. Katet e parë të pallatit në pjesën më të madhe janë kthyer në sipërfaqe tregtare, ndërsa katet e tjera funksionojnë si apartamente banimi. Pallati(Bodrumi/punishte) gjendet në një pozicion me shumë mundësi komunikimi si nga rruga "Ali Demi", ashtu edhe me rrugën "Shyqyri Ishmi" (Xhamia e Tabakëve) dhe me rrugën e tregut elektrik "Zonja Curre" dhe Rr."Petro Nini Luarasi"(pranë Njësis Bashkiake Nr.1 & 2). Zona është një ndër te preferuarat në Tiranë, në këtë zonë ka edhe shumë institucione të Qeverisë Qendrore (Ministria Shëndetsisë, Ministria Mjedisit, Drejtoria e Policisë së Shtetit etj) dhe shkolla të ndryshme 9-vjeçare(Sh.1-Maj, Sh. Ali Demi, përballë është gjimnazi "I. Qemali" etj)
Bodrumi/punishtja në shitje ka sipërfaqe prej 143.7m[SUP]2[/SUP], gjendet në nivelin ±1 me dyer dhe dritare mbi nivelin e tokës dhe me bazë/dysheme nën nivelin e tokës ku zbritet/futesh në të me shkallë. Kjo hapësirë është e konceptuar që në projektim dhe ndërtim të pallatit për të shërbyer si punishte pastash/ëmbëlsirash apo furrë për prodhim bukësh.
Pozicioni i bodrumit/punishtes në pallat është në fillim të gjatësisë së pallatit në krahun jug /perëndimor (nga ana e shkollës 1-Maj) dhe me pamje (dritare dhe dyer) në të dy anët e pallatit nga jug/lindja (krahu nga janë edhe hyrjet e pallatit, rruga Zonja Curre) dhe nga veri/perëndimi (pamja nga rruga "Ali Demi"), nga ku është edhe hyrja kryesore për në pronë. Futja/dalja (aksesi) për në pronë (bodrum/punishte) me mjete realizohet nga dy anë, njëra nga tuneli i parë ngjitur me shkollën 1-Maj dhe hyrja tjetër është nga tuneli i dytë duke u rrotulluar djathtas nga janë edhe hyrjet e kësaj pjese të pallatit.
Planimetria e bodrumit/punishtes: Hapësira ka formë drejtkëndore me përmasa të përafërta(16m gjatë me 9m e gjërë). Hyrja kryesore nga ana rrugës "Ali Demi", ka dy dyer kryesore për futje dhe 3-dritare, ndërsa ana tjetër ka një derë dhe 3-dritare. Në brendësi hapësira është e ndarë në disa pjesë/zona por që komunikojne me njëra–tjetrën. Ndarja në hapësira ka qenë që në projekt, bazuar në proçeset për aktivitetin e saj si punishte ëmbëlsirash dhe brumërash. E gjithë hapësira e brendshme eshte e thate, pa lageshti, lehtesisht e ajroseshme dhe me shume drite natyrale.
Gjithashtu pjesë e natyrshme e këtij bodrumi/punishte është
edhe hapësira/oborri përpara nga ana e rrugës "Ali Demi" me një sipërfaqe prej 50m[SUP]2[/SUP], ndërsa nga ana tjetër është një hapsirë prej 15-20m[SUP]2[/SUP]. Bodrumi/punishtja, që gjendet në fillim të pallatit (pallat me shtrirje të gjatë) ekziston mundësia e komunikimit/kalimit nga njëra anë në tjetrën(të pallatit/bodrumit) edhe duke kaluar nga ana/faqa e ngushtë e pallatit(pa kaluar tek tuneli i dytë për në tregun elektrik).

Gjendja fizike e bodrumit/punishtes: Kjo hapsirë/punishte është e abandonuar, pa-rikonstruktuar, ka nevoje për restaurim të thellë në të gjitha drejtimet si: në suvatime të mureve, tavaneve, ribërje të dyshemesë, dyert dhe dritaret, si dhe instalimet elektrike dhe hidraulike. Gjithashtu, ekziston edhe mundësia e përshtatjes/ndarjeve të hapësirës së brendshme dhe të rikonceptimin të dyerve dhe dritareve.
Shfrytëzimi i mëparshëm dhe aktual: Prej shumë vitesh, kjo pronë ka qenë e pa shfrytëzuar, e abandonuar. Pas procesit të privatizimit dhe blerjes nga pronarët e truallit, aktualisht kjo pronë është bosh, e rrethuar dhe e destinuar për shitje.
Destinacionet e mundshme: Kjo pronë është shumë e volitshme për tu përdorur si: -ashtu siç ka qenë e projektuar për punishte ëmbëlsirash, -prodhime brumi (bukë, byrek, petulla etj),- për prodhim pijesh të ndryshme, -për restorant, -për katering, për lokal-bar-kafe-restorant, -si punishte shtypshkronjë e botime librash, revista të ndryshme,-për atelje të ndryshme pikturash, konfeksione, si dhe punishte të ndryshme përpunin dhe prodhim dur-alumini, si dyqan shitje artikujve të ndryshëm me pakice dhe shumicë etj.
Dokumentacioni: Me Çertifikatë Pronësie e blerë nga procesi i privatizimit, me të drejte parablerje nga pronarët e truallit dhe figuron në dokumentacion si bodrum.
Çimi i Shitjes: Shitet me 850 euro €/m[SUP]2[/SUP] ne gjendjen që ndodhet.
Adresa: Pallati nr.70, në rrugën "Ali Demi", pranë Shkollës 9-Vjeçare 1-Maj, Tiranë. adgss
Cel. : 069 62 81 433 adgss

*******************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top