• Tirane, ofroj vend pune Drejtues Prodhimi

"Albanian HR Solutions Sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore.
Njoftojmë që Albanian HR Solutions sh.p.k. ka nisur procesin e selektimit për postin:

Drejtues Prodhimi

Detyrat kryesore:

· Mbikëqyr procesin e prodhimit duke siguruar prodhimin në kohë, me cilësi dhe me kosto efektive.
· Planifikon dhe organizon punën dhe proceset ne repartin e prodhimit.
· Pregatitje raportesh periodike mbi aktivitetin personal dhe te specialisteve qe ka ne pergjegjesi.
· Vlerëson kostot e prodhimit.
· Mbikëqyr, drejton, motivon dhe vlereson stafin.
· Përgjegjës për funksionimin e makinerive.

Kërkesat dhe kualifikimet kryesore:

· Të ketë kryer studimet e larta në nje nga deget e Universitetit Politeknik.
· Te ketë minimumi 2 vite eksperience pune si Drejtues Reparti Prodhimi në kompani konstruksionesh metalike.
· Te kete përvojë në planifikimin dhe monitorimin e prodhimit.
· Te kete aftësi drejtuese, komunikuese dhe të menduar analitik.
· Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim si dhe aftësi të mira për punë në grup.
· Njohuri të mira të paketës MS Office.

Kandidatët e interesuar, mund të dërgojnë CV e tyre përpara datës 17.06.2018 në adresën e postes elektronike: alb@ahrs.al


*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top