Tirane, ofroj vend pune Asistente e Administratës së Hipermarketit
HISTORIKU
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:
Asistente të Administratës së Hipermarketit
Funksionet e punës:
- Pranon çdo ditë nga Menaxheret Zonalë të Hipermarketit informacionin mbi listë-prezencat e punonjësve dhe përgatit një informacion për Drejtorin e Hipermarketit.
- Kontrollon çdo ditë informacionin e sjellë nga Menaxheret Zonalë mbi orët e punës të punonjësve së Hipermarketit me informacionin e nxjerrë nga sistemi, informacion i cili i vjen çdo ditë nga departamenti i BNJ.
- Merr për bazë informacionin e nxjerrë nga sistemi, në rast të mosperputhjeve midis informacioneve të marra nga Menaxherët Zonale dhe informacionit të nxjerrë nga sistemi i aksesit, me përjashtim të rasteve kur vërehen probleme me leximin e kartës, problem i cili zgjidhet duke kërkuar tek BNJ informacion nga sistemi i kamerave për rastin konkret.
- Plotëson formularin e orëve të punës jashtë Megatek, në rastet kur ky është i nevojshëm, dhe ndjek firmosjen e tij. Formulari i bashkengjitet listë-prezencës përkatese.
- Përgatit informacionin mbi orët totale për punonjësit e hipermarketit të cilin e dorëzon brenda dates së caktuar tek departamenti i BNJ. Informacioni mbi orët totale duhet të jetë firmosur nga ana e personit që perilon informacionin dhe nga Drejtori i Hipermarketit.
- Përpilon kërkesat për blerje për përdorime të brendshme dhe ndjek firmosjen e tyre. Përgatit porosinë në sistem dhe e kalon tek faturat me TVSH për ta kthyer në faturë.
- Bën dorëzimin e materialeve tek magazina e brendshme e Megatek.
- Ndihmon supervizorët në bërjen e porosive (transfer orders) urgjente drejtuar magazinës për plotesimin e stokut.
- Protokollon dhe administron kthimet e produkteve të dëmtuara në magazinë.
- Merr porosi dhe administron kthimin e produkteve të shumicës dhe porosi të ardhura nga shitjet online në magazinë, duke respektuar procedurën përkatese.
- Përpilon ofertat për klientet e Hipermarketit dhe pasi merr konfirmimin e pagesës regjistron në sistem porosinë dhe e kalon tek faturat e TVSH për ta kthyer në faturë.
- Përgatit në fund të çdo muaji kërkesën e kancelarive të domosdoshme për muajin pasardhës (për Hipermarketin) dhe ndjek firmat përkatese.
- Administron procesin e dhënies dhe marrjes në dorezim të dollapeve, punonjësve të Hipermarketit në përputhje të plotë me procedurën përkatese. Njofton në kohë reale manaxherin e Hipermarketit dhe BNJ për rastet kur ka dëmtime të dollapeve apo bravave përkatëse.
- Përgatit raporte të ndryshme sipas udhëzimeve të Drejtorit të Hipermarketit.
- Asistion stafin drejtues të Hipermarketit në punën e përditshme.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi: Të kete përfunduar studimet e larta universitare (Preferohen degë të Fakultetit Ekonomik)
Eksperiencë pune: Preferohet eksperiencë e ngjashme e punës
Aftësitë:
- Të jetë e gatshme dhe e aftë të punojë në grup.
- Të ketë aftësi shumë të mira analitike
- Aftësi shumë të mira komunikuese
- Disponibilitet për të punuar me 2 turne
Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni CV te detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania
Apply WhatsApp