• Delta Group USA, kerkon Menaxher Shitje

deltagroup_cover.jpg


DELTA GROUP përbëhet nga kompanitë Deutschcolor, Delta Home , Thermoswiss, Dast dhe Delta.
DELTA GROUP është lider në tregtimin dhe prodhimin e një game të gjerë produktesh,
duke punuar dhe duke pasur ekskluzivitetin e disa kompanive më të njohura ndërkombëtare, kompani shume e njohur ne Europe, Afrike dhe tashme prezente ne USA.

DELTA GROUP USA, me seli ne New Jersey, kerkon nje Perfaqesues Rajonal te Shitjeve.

DELTA GROUP USA eshte nje nga burimet me gjitheperfshirese per produktet e brendshme dhe te jashtme.
Kompania kerkon te zgjerohet, prandaj ne po kerkojme kandidate te rinj per te zgjeruar shitjet tona ne zona ekzistuese dhe te reja.

Për këtë, ju ftojmë të aplikoni për pozicionin: Menaxher Shitje.
Kriteret që duhet të përmbushin kandidatet:


  • Arsim i mesëm/i lartë
  • Te kete Green Card ose te jete ne proces per t'a marre ate.
  • Mosha e preferuar 23 – 45 vjec.
  • Aftësi të mira per te punuar ne grup.
  • Aftësi të mira komunikimi.
  • Eksperienca te meparshme ne kete fushe perbejne avantazh
  • Njohuri te gjuhes angleze.
  • Leje drejtimi klasi: B.

Detyrat ne ndjekje:

  • Ruajtja dhe zhvillimi i raporteve me klientet aktual.
  • Celja e klienteve te rinj.
  • Vendosja dhe mirembajtja e ekraneve tek klientet dhe mostrat e tregtimit.
  • Ndjekje deri ne dhenien e zgjidhjes te cdo shqetesimi te shfaqur nga klientet, ne menyre te drejte dhe te maturuar.
  • Monitorim i konkurences, duke marre informacion per produktet dhe cmimet.
  • Informim i klienteve dhe trajnim ne lidhje me produktet e kompanise.
  • Hulumtim dhe analize e kerkesave te klienteve.

Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese,
duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën : hr@deltagroup.eu
Me miresjellje ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerezore, DELTA GROUP.
Tek ne Cv-ja juaj është e sigurte dhe do të trajtohet në konfidecialitet te plotë.
 


Apply
Back
Top