• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Blerje, profili Inxhinier Ndertimi

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e tregtisë dhe ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER BLERJESH, PROFILI INXHINIER NDËRTIMI


FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Inxhinieri i Ndërtimit është përgjegjës për manaxhimin e procesit të prokurimeve dhe zbatimit të projektit. Ai ka njohuri të detajuara në lidhje me materialet, pajisjet dhe sistemet. Pjesë integrale e ekipit të prokurimit për tendera dhe projekte, per vlerësimin teknik të projektit dhe për sigurimin e ofertës më të mirë financiare dhe teknike. Ndjek projektin ne terren dhe siguron mbarevajtjen e tij.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

· Menaxhim i marrëdhënieve me furnitoret për prokurimet e kompanisë;
· Vleresim dhe suport teknik gjatë procesit të prokurimit përmes zbërthimit teknik të vizatimeve e relacioneve të projektit për ҫdo material dhe sistem;
· Analizim i dokumentacionit të furnitoreve aktual dhe potencial si psh skedat teknike, ҫertifikatat, testet për të evidentuar konformitetin e tyre;
· Punë në ekip për të realizuar me sukses ekzekutimin e një projekti;
· Analizë kostosh për blerjet e mundëshme (për projekt/tender);
· Rekomandime për zevendesim produkti apo furnitori;
· Orientimi drejt optimizimit dhe kursimit të kostos për kompaninë;
· Menaxhimi i prioriteteve të shumta njëkohësisht.

Përbëjnë avantazh njohuritë për detyrat si më poshtë:

· Të analizoj të dhenat teknike dhe kerkesat e përgjithshme dhe të veҫanta të ҫdo tenderi/projekti për të evidentuar dhe qartësuar të dhënat;
· Hartimi i dokumentacionit teknik dhe ligjor të nevojshem për pjesemarrje në tender sipas legjislacionit përkatës.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Arsim i lartë, Diplome në Fakultetin e Inxhinierisë, Dega Ndërtim;

Eksperiencë Pune: Të ketë një eksperiencë 2-3 vjecare në këtë fushë;

Aftësi:

· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane;
· Njohuri kompjuterike të Programeve : MS Office-Financiare/Autocad;
· Të njohë shumë mirë programet bazë të kompjuterit;
· Të ketë aftesi shumë të mira menaxhuese;
· Të ketë aftesi shumë të mira komunikuese;
· Të jetë i aftë per të punuar në grup;
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 15 Dhjetor 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top