• Përgjegjës Ligjor dhe Burimesh Njerëzore

Klienti ynë është një kompani e mirënjohur shqiptare që operon në industrinë e tregëtimit të materialeve industrialë në Shqipëri dhe Kosovë. Në emër të tij, jemi në kërkim të një Përgjegjësi Juridik dhe Burimesh Njerëzore me eksperiencë, për të suportuar nevojat e personelit, si dhe mbarëvajtjen e aspekteve ligjore e proceduriale të kompanisë.

Roli

Kandidati i suksesshëm do të ushtrojë rolin e koordinatorit ligjor dhe njerëzor në kompani, duke krijuar strukturat mbështetëse të nevojshme për pajtueshmërinë me procedurat, rregullat dhe ligjet në fuqi, si dhe duke menaxhuar kuadrin administrativ të Burimeve Njerëzore.

Përgjegjësitë:

· Gjenerimi, redaktimi dhe mirëmbajtja e kontratave dhe dokumentave zyrtare për personelin e brendshëm dhe palët e treta.
· Dizenjimi në mënyrë proaktive i sistemeve të menaxhimit të dosjeve ligjore, ruajtja e dosjeve origjinale ligjore, dokumentet e korporatave dhe opinionet ligjore.
· Orientimi ligjor i stafit të ri dhe mbajtja e trajnimeve ligjore dhe materialeve udhëzuese për pajtueshmërinë.
· Koordinimi i procedurave të punësimit apo lëvizjes së stafit, dhe mbajtja e trajnimeve dhe udhëzimeve lidhur me burimet njerëzore.
· Përpilimi i përshkrimeve të punës,dhe menaxhimi i rekrutimeve, në bashkepunim me menaxhërët e linjës.
· Planifikimi dhe kryerja e analizave organizative, duke përfshirë mbledhjen dhe menaxhimin e të dhënave.
· Suporti në planifikimin dhe koordinimin e vlerësimit periodik të perfomancave të punonjësve.

Kualifikimet

· Diplomë Juridike;
· Përvojë mbi 4 vjeçare në funksione të ngjashme;
· Njohuri shumë e mirë e gjuhës Italiane dhe Angleze
· Fleksibilitet dhe gjykim i mprehtë në raportimin e dy funksioneve të ndryshme (Ligjore, HR).
· Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi. Përvojë në punën me individë të profileve të ndryshëm duke përdorur ndjeshmërinë e duhur.
· Aftësi e provuar për të trajtuar informacionin konfidencial me diskrecion.
· Kujdes ndaj detajeve, dhe aftësi për të marre inisiativë dhe zgjidhur problemet në mënyrë të pavarur

Nese deshironi te aplikoni per kete pozicion, lutemi te dergoni CV-ne tuaj, duke ju referuar pozicionit te kerkuar ne emailin [B]endri.ndoni@aims.al[/B] deri ne daten 23 Nentor 2017.
Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet maksimal. Do ishim te lumtur te intervistonim kandidatet qe plotesojne kriteret e kerkuara nga klienti yne.


Shihni Pozicione te tjera nga AIMS Albania

WE FIND&GROW YOUR LEADERS
 


Apply
Back
Top