• Tirane, ofroj vend pune Lider Rinor

Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte nje organizate sociale, jo-politike dhe jo fetare, qe ofron kujdes afatgjate me baze familjare per femijet, te cilet kane humbur prinderit, apo qe per arsye te ndryshme nuk mund te jetojne me prinderit e tyre.

SOS Fshatrat e Femijeve mbeshtet gjithashtu femijet dhe familjet ne nevoje permes projekteve, qe synojne zhvillimin e kapaciteteve te ketyre familjeve

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin vakant:
Lider Rinor pranë Komunitetit Rinor


Detyrat kryesore:
- Mbështetja e të rinjve dhe udhëheqja e tyre drejt pavarësisë
- Mbështetje emocionale, këshillim individual dhe në grup e të rinjve
- Mbështetje për zhvillimin shprehive praktike për jetën tek të rinjtë
- Mbështetje për zhvillimin e aftësive sociale tek të rinjtë
- Kontakte me prindërit dhe të afërmit biologjikë
- Kontakte me punëdhënësit e mundshëm të të rinjve
- Ndjekja e ecurisë arsimore të të rinjve, kontaktet me shkollat
- Kontakte me komunitetin përreth dhe autoritetet
- Administrimi i të ardhurave (buxheti i familjes)
* Puna është e organizuar me 3 turne

Profili për pozicionin Lider rinor:
- Diplomë Universitare në punë sociale, pedagogji ose psikologji
- Minimalisht 3 vjet përvojë pune me adoleshentët dhe/ose fëmijët
- Shprehi këshillimi
- Aftësi praktike jetësore
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe tolerance
- Gatishmëri dhe aftësi për të punuar në grup
- Njohuri mbi ndihmën e parë mjekësore
- Njohuri kompjuterike

Preferohen:
- Kualifikime të mëtejshme në fushat psiko-pedagogjike
- Tolerancë, fleksibilitet dhe durim
- Aftësi në menaxhimin e situatave të stresit, krizave dhe zgjidhjes së konflikteve
- Njohuri të gjuhës Angleze

Paraqitja e dokumentave:
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 27.11.2017, në adresën enkelejda.tefa@soskd.org.al
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top