Njoftim pėr vend tė lirė pune

Balfin Group ėshtė njė ndėr grupet private investuese mė tė mėdha nė Shqipėri dhe rajon, i pranishėm me aktivitete pėr zhvillimin e pasurive tė paluajtshme, shitjet me pakicė, ofrimin e shėrbimeve dhe manaxhimin e hapėsirave tregtare apo industriale, miniera e metalurgji, etj.

Titulli i pozicionit: Auditues i Lartė
Grada: 4T
Departmenti: Kontrollit tė brendshėm
Vendndodhja: Ambasador 3, Tirane

Pėrshkrim i pozicionit:

Mbulon tė gjitha funksionet e kontrollit operacional, financiar dhe pėrputhshmėrisė me procedurat dhe rregulloret nė fuqi tė departamentit dhe tė shoqėrive tė Grupit. Ofron shėrbime kėshilluese dhe udhėzuese pėr Menaxhimin e shoqėrive tė Grupit. Bashkėpunon nė hartimin e Planit vjetor tė kontrolleve tė Auditit. Ruan dhe respekton tė gjithė standartet etike dhe profesionale gjatė kryerjes sė gjithė procesit tė punės nė pėrputhje me rregulloret dhe standartet e shoqėrisė/grupit. Punon me mbikqyrje tė kufizuar sipas kompetencave te pėrcaktuara.

Detyrat dhe pėrgjegjėsitė:


  • Ndihmon nė identifikimin dhe vlerėsimin e risqeve tė ndryshėm tė shoqėrive tė Grupit dhe siguron inputin e duhur pėr vlerėsimin e tyre nė ndėrtimin e kontrolleve pėr Planin Vjetor tė Auditit.
  • Kryen procedurat e auditimit, duke pėrfshirė identifikimin dhe pėrcaktimin e problematikave nė bazė tė intervistimeve dhe diskutimet me personat pėrgjegjės, rishikimin e dokumentacionit, si dhe dokumentimin e proceseve dhe procedurave tė ndjekura.
  • Dokumenton proceset e kontrolleve tė kryera nė pėrputhje me Manualin dhe Procedurėn e Auditit.
  • Identifikon, zhvillon, dhe dokumenton proceset e auditimit, jep rekomandimet pėr pėrmirėsimin e tyre pėrmes gjykimit tė pavarur nė lidhje me cėshtjet e shqyrtuara dhe jep direktivat e pėrgjithshme nė ndėrtimin dhe/ose pėrmirėsimin e procedurave tė departamentit/shoqėrisė sė Audituar.
  • Identifikon dhe rekomandon nevojėn pėr kontrolle specifike tė paplanifikuara apo dhe pėr tė pėrsėritur njė kontroll jashtė periodiciteteve tė parashikuara nė planin vjetor, nė bazė tė njohurive tė fituara gjatė vėzhgimit tė njė procesi.
  • Komunikon/ndihmon nė komunikimin e rezultateve tė auditimit dhe projekteve pėrmes raporteve tė shkruara dhe prezantimeve verbale sipas afateve tė pėrcaktuara nė procedurėn e punės.
  • Respekton afatet e parashikuara nė planin vjetor pėr kontrollet e mbuluara nga vetė ai/ajo.
  • Kryen detyra tė tjera tė caktuara nga Menaxheri i Departamentit


Kualifikime dhe aftėsi:


  • Diplomė Master nė Financė ose Kontabilitet. Certifikimi profesional nė fushėn e Auditimit, ose tė Kontabilitetit/ ACCA apo kualifikime tė ngjashme do tė pėrbėjnė avantazh.
  • Eksperiencė pune tė mėparshme nė pozicione tė ngjashme tė kontrollit tė operacioneve, kontabilitetit, analizės sė biznesit etj.
  • Aftėsi pėr tė pėrpunuar tė dhėna nė volume tė mėdha dhe pėr tė pėrpiluar raporte tė detajuara.
  • Eksperiencė dhe njohuri konkrete tė standardeve dhe procedurave tė auditimit, ligjeve dhe rregullave nė fuqi.
  • Njohuri shumė tė mira tė gjuhės angleze nė tė shkruar dhe nė tė folur.
  • Aftėsi tė shkėlqyera analitike dhe i kujdeshėm ndaj detajeve.
  • Integritet tė lartė, komunikim tė shkėlqyer ndėrpersonal, dhe aftėsi pėr tė respektuar afatet.
  • Njohuri tė avancuara tė Paketės Office dhe programeve financiare.
  • Tė zotėrojė Leje Drejtimi, kategoria B.


Kushte e punės: Balfin Group ofron paketė shumė tė mirė kompesimi dhe benefitesh, pėrfshirė edhe bonuse bazuar nė meritė dhe vlerėsimin e performancės.

Procedura e Aplikimit:
Pėr tė aplikuar pėr kėtė pozicion, jeni tė lutur tė dėrgoni CV tuaj dhe letrėn e interesit nėpėrmjet emailit tek adresa hr@balfin.al deri mė datė 17 Nėntor 2017. Ju lutem vini re se do tė kontaktohen vetėm kandidatėt e pėrzgjedhur pėr intervistė.

* Tė gjithė aplikimet do tė trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 tė vendosur nga Parlamenti i Shqipėrisė mbi “Mbrojtjen e tė dhenave personale”.