devinf.com
kliko
kliko
+ publiko njoftimin/oferten!

  1. Standart 070-Durrės, Shitet Ndėrtesa/Shtėpi 3-Katėshe, Sip.njollė ndėrtimi 130.13m² Cmimi 135.000 Euro i diskutueshėm - Rr."Sefer Efendiu", 200m nga qendra/Bashkia

    Shitet: Ndėrtesė e vjetėr 3-katėshe me bodrum+ballkon,+verandė, sipėrfaqe trualli 130.13m2, njolla e ndėrtimit mbi truall 130.13m2, sipėrfaqe e ndėrtuar 450m2 bashkė me bodrumin, numri i kateve teknikė mbi tokė 3, plus bodrumi 130m2, nė Rr."Sefer Efendiu", 200m nga qendra/Bashkia Durrės.
    Ndėrtesa ėshtė mbi njė truall (Sipėrfaqe tė parcelės ndėrtimore) prej 130.13m2 dhe sipėrfaqja e ndėrtimit nė katin pėrdhes/njolla ndėrtimit po 130.13m2, bodrumi dhe 2-katet e para mbi tokė (kati pėrdhes dhe kati parė banim) janė thuajse simetrikė, kanė tė njėjtėn sipėrfaqe tė ndėrtuar, ndėrsa kati fundit pjesėn mė tė madhe tė tij e ka verandė/tarracė dhe rreth 60m2 ėshtė sipėrfaqe e banuar dhe nė Total Sipėrfaqja e ndėrtuar shkon nė 450m2.
    Zona dhe pozicioni i ndėrtesės:Ndėrtesa ėshtė nė njė zonė tė preferuar, tė shtrenjtė dhe tė hershme tė Durrėsit pėr banim, me njė pozicion/terren pak tė ngritur (nė ngjitje tė kodrės pėr tek depot e ujit tė Durrėsit) me pamje nga veri-lindja dhe jug-lindja. Zona ėshtė kryesisht me ndėrtesa/shtėpi dhe rrugica tė vjetra nė formė vilash, njė pjesė janė tė rinovuara. Kjo zonė ėshtė kryesisht me rrugė dhe rrugica jo shumė tė gjėra dhe nė tė futen kryesisht makinat e vogla dhe shėtitet nė kėmbė. Nga ana klimaterike (lagėshtisė, diellit, erės, ujėrave sipėrfaqėsorė dhe nėntokėsore etj) kjo ėshtė zona mė e mirė e Durrėsit dhe pėr kėtė ka qenė zona mė e hershme e banimit, e cila edhe sot ėshtė mė e shtrenjta dhe mbetet mė e preferuara pėr durrsakėt. Gjithashtu kjo zone ėshtė mjaft afėr rreth 200m me qendrėn (bashkinė, amfiteatrin, por edhe me tė gjitha zonat e tjera tė Durrėsit).
    Ndėrtesa ėshtė me pamje nga jug-lindja dhe veri/lindja, nga ku duket njė pjesė e mire e qendrės dhe zonave tė tjera tė Durrėsit,(dikur edhe deti, pjesa nga Ura Dajlanit) tė fushės sė Shijakut deri nė horizontin e Krujės dhe tė malit tė Dajtit. Ndėrtesa ka formė/planimetri drejtkėndore(afėrsisht 9m x 15m) brinjėn e ngushtė e ka buzė rrugės "Sefer Efendiu", dikur "Karl Topia" dhe hyrjen kryesore pėr nė ndėrtese ėshtė nga mbrapa/brinja tjetėr e ngushtė dhe nė tre ansore ndėrtesa ka hapsirat e saja, ndėrsa nga njėra anė (brinja e gjatė) ngjitur gjendet njė shtėpi/ndėrtesė tjetėr. Pėrreth ndėrtesės ekziston mundėsia e parkimit pėr 3-4 autovetura.
    -Ndėrtesė e vjetėr para viteve 1939, me arkitekturė, projekt inxhinierik dhe stil italian, e konceptuar pėr ndėrtesė banimi me 3-kate mbi tokė dhe njė katė nėntokė/bodrum pėr aktivitet biznesi;-furrė buke, restorant etj, i cili ka hyrje dalje nė dy anė nga rruga kryesore "Sefer Efendiu" dhe nga rugica.
    Tipi i ndėrtesės: e ndėrtuar me themele hekur beton dhe brezat gjithashtu beton-arme, ndėrsa dyshemetė/ndarjet ndėrmjet kateve me arkitrarė-beton-arme dhe mbi to hedhur sepetė (tulla me vrimė qė pėrshkohen/forcohen me fije hekuri), arkitrarėt e dritarėve dhe dyerve prej beton-arme. Muret tė trasha/gjėra mbi 45cm, me tulla tė kuqe tė plota nga jashtė janė edhe sot tė pa suvatuara, me njė hyrje kryesore dhe shkallė tė brendshme pėr ngjitje dhe zbritje nė bodrum. Katet e ndėrtesės janė me kubaturė/lartėsi rreth 2.9 m, me dyer dhe dritare tė mėdha/larta. Dritaret dhe ballkonet janė kryesisht nga jug-lindja, veri/lindja dhe veri/perėndimi. Nė tre kėndet e saj, duke filluar nga kati pėrdhes deri nė tarracė ka tre linja oxhaku.
    Shkallėt pėr ngjitjen nė ndėrtesė dhe zbritje nė bodrum janė tė brendshme relativisht tė gjėra, me dritė natyrale, kryesisht me dritare nga ana jug-perėndimore dhe nga njė hapėsirė/baxho nga lart, me shesh-pushime nė ēdo kat, duke vazhduar deri nė katin e tretė me verandė/tarracė.
    Kati pėrdhes/ i pari banim me sipėrfaqe 130.13m2 ėshtė i ngritur nga niveli i tokės (si pasojė e ndikimit tė bodrumit) dhe nuk ka ballkon. Ky kat ėshtė i konceptuar me dy apartamente njėri tipit 1+1 dhe tjetri i tipit 2+1 + holli, secili me banjo dhe kuzhinė mė vehte, tė ndarė nga njėri tjetri me njė platformė pak tė ngritur, e cila njėkohėsisht ėshtė edhe shesh-pushimi i shkallėve.
    Kati parė/ose i dyti banim: me tė njėjtėn sipėrfaqe ndėrtimi dhe planimetri, por me njė shtesė/ me njė ballkon relativisht tė bollshėm nė kėndin veri-lindje dhe jug/lindje tė ndėrtesės, pra nė dy anėt e saj.
    Kati dytė/ose i treti banim: ka sipėrfaqe banimi mė tė vogėl (tipit 1+1 me holl), si dhe pjesa tjetėr shėrben si verandė/tarracė. Dhe nė tarracėn e katit tė fundit ngjitesh nga veranda me shkallė tė lėvizshme.
    Kati nėntokė/bodrumi:ka tė njėjtėn sipėrfaqe 130.13m2, nė tė futesh me shkallėt e brendshme, por ekziston mundėsia edhe nėpėrmjet shkallėve nė anėsore tė ndėrtesės nga kreu rrugicės pėr nė pronė, por qė aktualisht janė tė mbyllura, ashtu si dhe disa dritare janė mbyllur me tulla. Bodrumi ka njė lartėsi rreth 2.2m, me disa dritare tė vogla pėr dritė dhe ajrosje, poshtė ėshtė i betonuar ndėrsa nė tavan duken arkitrarėt e betonit dhe sepetė prej tulle me hekur brenda, muret e suvatuara. Bodrumi ėshtė i pastėr dhe i thatė, pa lagėshti dhe precipitim ujėrash sipėrfaqėsorė, pasi terreni ėshtė i pjerrėt dhe janė kryer betonime nė tė gjitha anėsoret e ndėrtesės.
    Shfrytėzimi i mėparshėm dhe aktual i ndėrtesės:Ndėrtesa, qė pas sekuestrimit nė vitin 1947 ka qenė e shfrytėzuar/dhėnė me qera nga Shteti (mbi 5-familje jetonin nė tė) dhe pas vitit 2010 kjo pronė i ėshtė kthyer fizikisht pronarėve (trashėgimtarėve). Aktualisht ndėrtesa ėshtė e mbyllur/ bllokuar, e pabanueshme dhe e pa shfrytėzueshme.
    Gjendja fizike/teknike e ndėrtesės dhe nevojat e saj pėr restaurim: Gjendja fizike: nga ana e soliditetit tė pronės paraqitet e mirė, pasi muret dhe themelet e saj janė pa asnjė shenjė deformimi apo devijimi, katet dhe muret nuk kanė lagėshti, bodrumi ėshtė i pastėr dhe i thatė, nė anėsoret e ndėrtesės nuk futen ujėra sipėrfaqėsorė. Pra qė nga ndėrtimi i saj, kjo ndėrtesė vazhdon tė jetė solide pa anjė deformim, ēarje apo lėvizje tė mureve, soletave etj.Ndėrkohė, sipas gjendjes aktuale tė brendshme fizike;tė suvatimeve, dyerve tė brendshme e dritareve, sistemit elektrik, hidraulik, banjove, kuzhinave, dyshemeve etj, kjo ndėrtesė nuk plotėson kushtet pėr banim apo shfrytėzim ēfarėdo lloji destinacioni tjetėr. Nevojitet (domosdoshmėri) njė restaurim i brendshėm nė tėrėsinė e saj. Gjithashtu, nė katin e fundit (3-ti banim+verandė) nevojitet ndėrhyrje ose rikonceptimin total tė saj, duke e kthyer kėtė nė formėn e njė papafingoje me ēati dhe tjegulla ose duke e lėnė siē ėshtė me verandė, por dhe duke ndėrhyrė nė soletėn e pjesės sė banimit tė kėtij kati pasi ka nevoje tė ribėhet.
    Mundėsitė e pėrdorimit/shfrytėzimit:Kjo ndėrtesė/pasuri ka shumė mundėsi shfrytėzimi/ pėrdorimi (nė varėsi edhe tė llojit tė restaurimit dhe ndėrhyrjeve qė mund tė kryhen nė tė) por mė tė pėrshtatshme do tė ishin: -tė ruhej destinacioni fillestar si ndėrtesė banimi, -duke kthyer dhe shfrytėzuar si Hotel-klasik, -duke e shfrytėzuar si shkollė apo kopsht pėr fėmijė,-duke pėrshtatur bodrumin si retorant ose market...etj. Gjithashtu, mund tė pėrshtatet edhe pėr aktivitete tė tilla si: klinikė mjekėsore e dentare, laborator medikal, parukeri - estetike ...etj.
    Arsyet e Shitjes: Nė pamundėsi pėr ta restauruar dhe numri relativisht i lartė i bashkėpronarėve pėr ta shfrytėzuar, kanė konkluduar nė shitjen e kėsaj prone dhe ndarjen e pjesėve pėrkatėse nė vlerė.
    Dokumentacioni:Me dokumentacion tė rregullt/aktualizuar, Ēertifikatė Pronėsie nga trashėgimtarėt e pronės sė vjetėr dhe pasuria e shitshme nė ēdo moment nga pėrfaqėsues i autorizuar i tyre.
    Ēmimi i Shitjes: Shitet me 135'000 euro/€, i diskutueshėm (komplet trualli dhe ndėrtesa bashkė)
    Adresa:Nė rrugėn "Sefer Efendiu", 100m larg Gjykatės sė Durrsit dhe 200m nga bashkia Durrės. adgss
    Cel: 069 62 81 433 adgss
    *******************************
    A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)

    Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndėrtesa 258, Kati 1, nr.7
    St.Unazės pranė Ministrisė sė Shėndetėsisė, Tiranė
    Tel: +355(0) 42 340 855
    Cel: +355 (0) 69 62 81 433
    Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
    klikoni foton pėr ta zmadhuar klikoni foton pėr ta zmadhuar Klikoni foton pėr njė pamje mė tė madhe

Emri:  IMG_20171101_113159.jpg
S: 1084
Madhesia:  41.6 KB   Klikoni foton pėr njė pamje mė tė madhe

Emri:  IMG_20171101_113222.jpg
S: 415
Madhesia:  81.8 KB   Klikoni foton pėr njė pamje mė tė madhe

Emri:  IMG_20171101_113338.jpg
S: 457
Madhesia:  41.7 KB   Klikoni foton pėr njė pamje mė tė madhe

Emri:  IMG_20171101_104132.jpg
S: 397
Madhesia:  49.5 KB   Klikoni foton pėr njė pamje mė tė madhe

Emri:  IMG_20171101_110637.jpg
S: 441
Madhesia:  30.9 KB