• Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Pergjithshem

Kompania Tobacco Holding Group shpk, kompani lider ne tregun e Shqiperise, ne fushen e distribucionit, partnere serioze e shume firmave internacionale vjen se fundmi me oferten e radhes:

Kerkohet kandidate ambicioz per pozicionin e

Manaxher I Pergjithshem:

Kriteret dhe pergjegjsite:

· Te kete perfunduar studimet e larta per Administrim Biznes; kualifikimet pas universitare do te perbejne avantazh;

· Te kete experience te meparshme pune ne kete pozicion ose ne pozicione te ngjashme, minimum 10 vjete;

· Kandidati duhet te kete aftesi shume te mira komunikimi nderpersonal dhe te krijoje nje ambient miqesor ne ekipin e tij dhe me departamentet e tjere;

· Kandidati duhet te kete aftesi shume te mira planifikimi, organizimi, negocimi dhe shitjeje, si dhe te ndjeke zbatimin e programeve ne detaje;

· Menaxhon aspektin administrativ te shoqerise duke perfshire kontratat, negocimin e detajeve, matjen e performances, parashikimin e te ardhurave, raportimin dhe mundesite e rinovimit te kontratave;

· Te menaxhoje buxhetin e Departamenteve te shoqerise ne funksion te rritjes se cileses se sherbimeve;

· Te zoteroje shume mire ne te shkruar dhe folur gjuhen angleze, gjuhet e tjera do te perbejne avantazh;

· Njohes shume i mire i programeve kompjuterike dhe programeve baze te kompjuterit;

· Te kujdeset per pasjen e nje imazhi professional gjate gjithe kohes per te gjithe stafin.

· Te jete aktiv ne krijimin dhe zbatimin e nje kalendari eventesh gjate vitit financiare.

· Per shkak te natyres se ketij pozicioni pune, kandidati duhet te jete fleksibel ne orare.



Te gjithe kandidatet e interesuar duhet te dergojne CV e tyre me foto te koheve te fundit dhe nje leter interesi ne adresen e e-mail-it
humanresources@thg-shpk.com ose contact@thg-shpk.com

CV do te trajtohen konfidencialisht dhe vetem kandidatet e perzgjedhur do te ftohen per interviste!

Ju mirepresim!
 


Apply
Back
Top