• Shqiperi, ofroj vend pune Administrator per Deget e SHKK

Përshkrimi



Administrator dege per deget e reja: Elbasan, Lac-Lezhe, Lushnje, Shkoder, Fier.


Detyrat




  • Të përfaqësojë UNIFIN SHKK në komunitetin ku operon;
  • Të ndërtojë raporte bashkëpunimi me institucionet publike lokale dhe të marrë pjesë në aktivitetet relevante të organizuara prej tyre;
  • Të monitorojë sjelljen e klientëve në treg dhe të realizojë studime lidhur me të;
  • Të njohë shume mirë konkurrencën në treg, si dhe të bëjë propozime për ndryshime të mundëshme në funksion të maksimizimit të rezultatit;
  • Të propozojë Plan-Buxhetin në përputhje me objektivat e përgjithshme të sShkk UNIFIN;
  • Të kryesoje Komitetin e Kreditit të degës dhe të miratojë kreditë dhe transaksionet në degë në bazë të autoritetit të dhënë në përputhje me manualet, rregulloret dhe kufijte e vendosur;
  • Të kujdeset që përdorimi i kredise të behet konform aprovimit të Komitetit të Kredisë;
  • Të ndjek gjithe proçesin e manaxhimit të kredive të këqija para dhe pas kalimit në proçedura ligjore;
  • Të arrije objektivat e degës, të miratuara. Të bëjë përpjekje për optimizimin e raportit të ardhura/shpenzime për të arritur një fitim maksimal



Kualifikimet / Kërkesat




  • Të jete i diplomuar në Ekonomi;
  • Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune në sektorin micro-finance do te preferohet ne në nivele menaxheriale;
  • Aftësi personale drejtuese;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Të ketë aftësi te mira komunikuese, prezantuese, koordinuese dhe bindëse;
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit;
  • Të ketë njohuri të thella per sektorin micro-finance;
  • Aftesi që të punojë me qetësi nën presion.



Shënime



Afati i dorezimit te aplikimeve: Te gjithe te interesuarit jane te lutur te dergojne CV e perditesuar me pershkrimin “Admistrator Dega Elbasan”, brenda dates 25 TETOR 2017. ne adresen: contact@unionijehona.org
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste.





 


Apply
Back
Top