• Tirane, ofroj vend pune PHP Developer Junior/Senior”

Mundësi e re punësimi për të interesuarit!
Digicom, operatori i vetëm 100% me fibër optike, vijon të rritet si kompani dhe të kërkon ty të bëhesh pjesë e ekipit tonë.
Nëse je dinamik(e), i/e përkushtuar ndaj rezultateve dhe dëshiron të bëhesh pjesë e departamentit e programimit të ftojmë të aplikosh për pozicionin e mëposhtëm.

Titulli pozicionit “PHP Developer Junior/Senior”

Pershkrim i shkurter

Nën supervizimin e Team Leaderit të Programimit, do të merret me krijimin, testimin dhe mirëmbajtjen e moduleve të ndryshme të sistemeve të informacionit të kompanise. Do të krijoje, mirëmbaje, testoje dhe kontrolloje raporte të ndryshme. Analizon proceset për të ndertuar zgjidhjet e kerkuara, për të reflektuar sa më drejt logjiken e biznesit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
· Monitorimi I sistemeve aktuale
· Krijimi I moduleve, raporteve, scripts të ndryshem sipas kerkesave
· Perfundimi I detyrave të percaktuara brenda deadline
· Analizimi, optimizimi I sistemeve aktuale/ të reja
· Bashkpunim në grup për realizimin e projekteve
· Aktivitete të tjera që caktohen nga përgjegjësi/sja dhe ndihmojnë në mbarëvajtjen e njësisë/departamentit.

Kërkesa për kandidatët
· Diplomimi preferuar (në fushen e TIK)
· Eksperience të pakten 1 vit në programim Php, Mysql,JS.
· Eksperience pune me sherbimet web
· Eksperience pune me framework si SugaCrm, SuiteCrm, vTiger (perben nje plus)
· Eksperience pune me sisteme operues Windows, Linux
· Të kete aftesi krijuese
· Të jete i afte të pershtatet në një ambjent në ndryshim të vazhdueshem
· Të jete i afte të respektoje afatet e punes
· Të jete i afte të punoje në grup
Ofrohet pagese e kenaqeshme.
Tu duk interesant si pozicion? Atëherë mos vono, dërgo CV e përditësuar dhe dokumentet e tjerë në hr@digicom.al dhe të urojmë suksese.
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per hapa të metejshem.
 


Apply
Back
Top