• Menaxher(e) Finance me Eksperiencë

Në emër të klientit tonë, po kërkojmë një Menaxher(e) Finance me përvojë për të drejtuar Departamentin e Financës.

Roli:
Kandidati i suksesshëm do të menaxhojë të gjitha funksionet e rëndësishme financiare dhe do të jetë përgjegjës për shëndetin e përgjithshëm financiar të kompanisë.

Përgjegjësitë:
• Përfaqësimi i kompanisë dhe menaxhimi i marrëdhënieve me autoritetet tatimore dhe institucionet e tjera shtetërore
• Mbikqyrja e kontratave dhe marrëdhënieve financiare me furnizuesit dhe klientët
• Menaxhimi i një ekipi prej 5 personash
• Mbështetja e Menaxhmentit të Përgjithshëm me raportimin dhe analizën financiare, parashikimin e parasë së gatshme dhe të gjitha kërkesat e raportimit të jashtëm
• Menaxhimi i marrëdhënieve nëpër departamente të tjera
• Aplikimi i aftësive të shkëlqyera të menaxhimit të palëve të interesuara për të formuar marrëdhënie afatgjata

Kërkesat:
• Së paku 5 vjet përvojë në Menaxhimin Financiar
• Njohuri të gjuhës italiane dhe angleze
• Njohuri të ERP dhe Alpha
• Kualifikimi përkatës i arsimit (Bachelor ose më lart); Kualifikimet profesionale (Kontabël i miratuar, ose EKR) do konsiderohen si avantazh
• Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit analitik dhe të palëve të interesuara
• Aftësi për të zgjidhur çështje taktike me anë të këshillimit strategjik
• Eksperiencë e provuar e menaxhimit të projekteve dhe aftësi për të përmbushur afatet e kërkuara
• Aftësi për të punuar në grup dhe në mënyrë të pavarur

Nëse jeni të interesuar të aplikoni për këtë pozicion, ju lutemi dërgoni CV tuaj, duke iu referuar Pozicionit të Punës, në: [B]ledi.leka@aims.al[/B] para 21 Tetorit 2017

Të gjitha aplikacionet do të trajtohen si rreptësisht konfidenciale. Do të njoftohen vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e klientit tonë.

Kontrolloni punë të tjera nga AIMS Albania


WE FIND&GROW YOUR LEADERS
 


Apply
Back
Top