• Lushnje, ofroj vend pune Specialist i Burimeve Njerëzore

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industrial, miniera e metalurgji, etj.

Agrocon Albania Sh.p.k
është një kompani shqiptare që zhvillon aktivitetin e saj në fushën e bujqësisë. Aktivitet përfshin prodhimin e perimeve të fresketa në serë, në fushë të hapur, grumbullimi i perimeve nga fermerët e zonës si dhe shitja me shumicë për eksport dhe në tregun shqiptar.

Pozicioni: Specilist i Burimeve Njerëzore
Raporton: Administratori i Shoqërisë
Shoqëria: Agrocon Albania shpk
Vendndodhja: Fshati Ngurrëz e Vogël, Lushnje

Përmbledhje: Specilist i Burimeve Njerëzore ka funksion bazë funksionimin e të gjitha programeve të Burimeve Njerëzore në shoqëri, përgatit strategjitë e programeve të BNJ, përgatitje e procedurave për administrimin e personelit në përputhje me ligjet në fuqi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

· Përgjegjës për impementimin e të gjithë procedurave të BNJ, administrim, rekrutim, trajnim , vlerësim performance etj;
· Koordinon gjithë procesin e rekrutimit, përgatit JD në bashkëpunim me drejtorët e departamenteve, nxjerr njoftimet, organizon intervistat dhe procesin e punësimit të punonjësve të rinj;
· Administron dosjet e personelit, përgatit kontratat e punës, pagat, kryen deklarimet perkatëse në zyrën e punës dhe tatim-taksa;
· Ndjek dhe zhvillon procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve;
· Koordinon procesin e trajnimit dhe zhvillimit të stafit bazuar në nevojat e identifikuara;
· Ndjek procedurën e largimit të punonjësve;
· Përgatit dokumentacionin e nevojshem për lejet e lindjes të stafit;
· Mban lejet vjetore te stafit/raportet shëndetësore;
· Monitoron respektimin e orarit zyrtar të punës nga stafi sipas Qarkorës së Brendshme për Listeprezencën;
· Kujdeset për nevojat për trajnim të stafit sipas kërkesës së Departamenteve dhe plotëson skemën e amortizimit të trajnimit.
· Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për aplikim për Leje Pune dhe Leje Qëndrimi për punonjës me shtetësi të huaj.
· Raporton pranë Adminsitratorit dhe HR Balfin sipas kërkesave.

Kërkesa dhe kualifikime

Edukimi: Diplomë Universitare në degën Administrim Bisnes, Shkenca Sociale;.
Eksperiencë Pune: Të ketë ekperiencë pune të mëparshme si në fushën e manxhimit te BNJ.

Kualifikime të tjera:
· Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
· Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
· Zotërimi i gjuhës angleze përbën përparësi;
· Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
· Të ketë aftësi në përdorimin e kompjuterit dhe gjenerimin e raporteve;
· Aftësi për të koordinuar punën;
· Aftësi për të marrë iniciativa dhe propozuar përmirësime në sistemin e manaxhimit të BNj.
· Mundësia për të udhëtuar me frekuenca të shpeshta në terren sipas nevojës së kompanisë.

Procedura e aplikimit
:
Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet emailit tek adresa hr@agroconalbania.al

Afati i dorëzimit:
17 Tetor 2017
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
 


Apply
Back
Top