Pėr mė shumė informacion kontaktoni:

Dalina Gjicali
Tel: +355 (0) 67 6098594
E-mail: dalina.gjicali@eppc.al



Njė sondazh mbi kėnaqėsinė nė punė, realizohet pėr herė tė parė
nė Shqipėri dhe Kosovė nga EPPC


Tiranė, 04 Tetor 2017 – Njė sondazh mbi nivelin e kėnaqėsisė nė punė ėshtė realizuar pėr herė tė parė nė Shqipėri dhe Kosovė. Anketa u bė e mundur nga EP & Partners Consultancy shpk (EPPC) me pjesėmarrjen e qytetarėve qė kanė aktualisht njė pozicion pune nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė dhe Kosovė.

Nė sondazhin mbi kėnaqėsinė qė tė plotė e gjeni kėtu, u pėrfshinė 1,429 persona.

Erald Pashaj, nga EPPC shpjegon se ēdo pjesėmarrės iu pėrgjigj 12 pyetjeve gjithsej, nga tė cilat 7 kishin tė bėnin me ndarjen demografike dhe 5 me perceptimin e tė anketuarve mbi punėn.

Pyetjet e lidhura me punėn, ishin njė test pėr tė kuptuar sa ndjehen komodė nė institucionin apo kompaninė qė ata punojnė.

Pjesėmarrėsit nė sondazhin e realizuar nė Shqipėri dhe Kosovė, u pyetėn sa ishin tė kėnaqur nga puna aktuale dhe sa shanse kishte qė brenda njė viti tė kėrkonin punė diku tjetėr.

Prej tyre 53 pėrqind janė tė pakėnaqur, 11 pėrqind shumė tė pakėnaqur, 30 pėrqind tė kėnaqur dhe 7 pėrqind shumė tė kėnaqur.


Kėshtu, nė Shqipėri dhe Kosovė, kjo shifėr arrin nė 64 pėrqind. Ndėrsa nė botė, 48 pėrqind e tė pyeturve nuk janė tė kėnaqur me punėn qė bėjnė.

Erald Pashaj, administrator dhe themelues i EPPC, tha: “Sikurse tregohet edhe nė grafikėt e detajuar, kėnaqėsia ėshtė mė e lartė mes punonjėsve me paga tė mesme e tė larta, punonjėsve me pėrvojė dhe atyre qė banojnė nė Kosovė.

Kurse pakėnaqėsia ėshtė mė e lartė mes punonjėsve me paga tė ulėta dhe kryesisht atyre qė janė mė tė rinj”.

Z. Pashaj evidenton edhe faktin se 52% e tė anketuarve mendojnė tė kėrkojnė punė tė re.
Nga sondazhet nė botė shifra e atyre qė kėrkojnė punė tė re ėshtė pak mė e lartė nė 55 pėr qind.

Nga 12 arsyet e ofruara pėr kuptuar ēfarė i shtyn tė anketuarit qė tė kėrkojnė punė tė re, rezulton se paga ėshtė faktori mė i rėndėsishėm.

Aspekti financiar ėshtė mjaft i rėndėsishėm siē mund tė shihet nga fakti se ėshtė arsyeja kryesore pse tė anketuarit kėrkojnė punė tė re dhe njėkohėsisht mė tė kėnaqur nga puna janė ata qė kanė rroga mė tė larta.

Por paga nuk ėshtė ēdo gjė.

Pjesėmarrėsit nė sondazh rendisin pesė aspektet mė tė rėndėsishme tė punės: vlerėsimi pėr punėn qė bėn, aspekt qė e konsiderojnė tė rėndėsishėm, 71 pėr qind e tė anketuarve.

Gjithashtu, cilėsohen prej tė anketuarve si tė rėndėsishme, dhe aspekte tė tjera si respektimi i punonjėsve nė punė, siguria si dhe atmosfera nė vendin e punės.

Dukuri serioze qė u vėrejt nė sondazh ishte mosrespektimi i Kodit tė Punės nė Shqipėri dhe Kosovė.

Tė anketuarit shprehen tė pakėnaqur pėr faktin se njė numėr i tyre nuk kanė kontrata pune dhe aty ku kanė, nė disa raste nuk respektohen.

Njė tjetėr shqetėsim i shprehur ėshtė orari i punės i zgjatur dhe i papaguar si dhe mungesa e pushimeve nė fundjavė dhe nė ditėt e festave zyrtare.


Rreth EP & Partners Consultancy (EPPC):
EP & Partners Consultancy shpk (EPPC) ėshtė themeluar nė Tiranė, nė vitin 2009.
EPPC ofron nė Shqipėri dhe Kosovė, kėrkim dhe pėrzgjedhje stafi nė bazė tė cilėsisė dhe jo sasisė. Po ashtu EPPC siguron leasing stafi tė pėrkohshėm ose tė pėrhershėm, si njė mėnyrė shumė fleksibėl dhe me kosto efektive pėr biznesin. EPPC mundėson dhe zhvillim tė stafit pėrmes njė game tė gjerė trajnimesh. Kompania ėshtė lider nė fushėn e trajnimeve duke trajnuar stafin e kompanive mė tė mira nė Shqipėri dhe Kosovė. Pėr mė shumė informacion vizitoni www.eppc.al

Dalina Gjicali
Senior Consultant & Trainer
EPPC Albania & Kosovo
Zona e Liqenit Artificial, Capital Shopping Center,
Pallati “Syri i Liqenit”, Kati 2, Nr. 16, Tiranė, Shqipėri.
Phone: +355 4 2465558
Cell phone: +355 (0) 67 6098594
dalina.gjicali@eppc.al