• Tirane, ofroj vend pune Pergjegjes i Sektorit te Analizave te Biznesit

Objektivat Paresore

Drejtimi dhe kontrolli i aktiviteteve te Sektorit te Analizave te Biznesit.

Udheheqja dhe koordinimi i krijimit te udhezimeve metodike si dhe mjeteve per realizimin me eficence dhe risk minimal te aktiviteteve te drejtorise.


Rolet Kyçe & pergjegjesite
Pergjegjesite shtrihen ne tri fusha kryesore:



  1. Mbikqyrja e aktiviteteve te lidhura me mirembajtjen dhe zhvillimin e programit informatik te Bankes dhe nderfaqeve te lidhura:
    1. Pergatitja e kerkesave te detajuara per implementimin ne programin informatik te Bankes se funksionaliteteve te reja apo modifikimin e atyre ekzistues;
    2. Organizimin e testimeve te zhvillimeve te reja apo korrigjimeve te problemeve ekzistuese;
    3. Organizimi dhe mbikqyrja e testimit te versioneve te reja te programit informatik apo nderfaqeve te lidhura me te;
    4. Parametrizimi i produkteve/sherbimeve te reja apo modifikimit te atyre ekzistues;
    5. Parametrizimi i funksionaliteteve te programit dhe proceseve;
    6. Komunikimi me kompanine prodhuese te programit informatik te Bankes ne lidhje me problemet funksionale dhe teknike;
    7. Krijimi dhe monitorimi i ticket-ave me kompanine prodhuese te programit si dhe testimi i zgjidhjeve te derguara;
    8. Zgjidhja e problemeve te perditshme te programit informatik dhe asistimi i perdoruesve sipas kerkesave te tyre.
  2. Mbikqyrja e aktiviteteve te lidhura me menaxhimin e projekteve qe perfshijen Analistet e Biznesit:
    1. Mbikqyrja dhe organizimi i projekteve te Bankes, individualist ose si pjese e nje grupi, ne perputhje me metodologjine e perdorur;
    2. Planifikimi, monitorimi dhe raportimi i progresit te pergjithshem projekteve;
    3. Menaxhimi i portofolit te projekteve te Bankes;
    4. Drejtimi dhe mbeshtetja e analisteve te biznesit dhe/ose grupeve organizative;
    5. Analizimi i detajuar te nevojave te perdoruesve dhe propozimi i zgjidhjeve;
    6. Pergatitja me trajnuesit per menaxhimin e ndryshimeve;
  3. Mbikqyrja e ceshtjeve organizative:
    1. Identifikimi dhe analizimi i pengesave te Sektorit te Analizave te Biznesit dhe propozimi i zgjidhjeve;
    2. Prezantimi i ndryshimeve dhe udhezimeve per permiresimin e eficiences ne Sektorin e Analizave te Biznesit;
    3. Krijimi dhe mirembajtja e procedurave te Sektorit te Analizave te Biznesit;
    4. Krijimi i udhezimeve per uljen e riskut dhe ekspozimin constant ndaj riskut;
  4. Sigurimi i aplikimit te vazhdueshem dhe korrekt te procedurave te Departamentit;
  5. Monitorimi qe gjithe veprimet e ndermarra nga vartesit direkte jane ne perputhje me aktivitetet e sektorit


Aftesite e kerkuara

  1. Diplome universitare ose me te larte ne shkenca organizative, kompjuterike, ekonomike apo fusha te ngjashme;
  2. Eksperience pune/certifikim/trajnim/ne menaxhim projektesh dhe/ose analize biznes;
  3. Aftesi menaxheriale;
  4. Aftesi te shkelqyera nderpersonale dhe komunimi;
  5. Aftesi per vendimmarrje te pavarur;
  6. Nivel i larte aftesish organizative dhe analitike;
  7. Rrjedhshmeri ne gjuhen angleze;
  8. Aftesi prezantimi;
  9. Njohuri te sistemeve te informacionit dhe/ose proceseve bankare.


Afati i fundit për pranimin e aplikimeve: 10 Tetor 2017.
Vetem kandidatet qe plotesojne kushtet do te kontaktohen.
Të interesuarit të aplikojne ne faqen zyrtare te Internetit te Bankes Societe Generale Albania: www.societegenerale.al
ose te aksesojne linkun https://www.societegenerale.al/al/karriera/vende-vakante/
 


Apply
Back
Top