• JUPITER GROUP synon të rekrutojë ASISTENTE EKZEKUTIVE



PERSHKRIMI I PUNES

Asiston administratorin në katër funksione bazë të shitjeve:

• Asistencë në menaxhimin e kanalit të shitjes Tenders & Projects
• Marketing
• Komunikimit te brendshëm dhe të jashtëm të kompanisë
• Burime njërëzore

Një përshkrim më i detajuar i funksioneve:

1. Asistenca në menaxhimin e kanalit të shitjes te tenderave

• Asiston në manaxhimin e kanalit të shitjes Tenderat&Projektet:

o Ushtron kontroll periodik në portalet e prokurimeve si: app etj,
o Ndjek, nxit dhe dokumenton procesin e shitjes së kanalit,
o Mbulon komplet komunikimin nga zyra me klientet e kanalit,
o Evidenton, raporton dhe ndihmon në zgjidhjen e cfarëdo problemi te ketij kanali,
o Pergatitje dhe administrim i evidencave dhe llogarive të ndryshme të kanalit,
o Mbajtje dhe administrim i arkives dhe dokumentacionitqë lidhet me këtë kanal,

2. Marketing

• Asiston administratorin në hartimin dhe ekzekutimin e një plani te marketingut:

o Nëpërmjet flete palosjeve ,TV,radio, websiteve, facebook, etj
o Mbikqyr konceptin/ dizenjimin/ prodhimin e ketyre materialeve
o Punon me shtypin lokal per te publikuar njoftime sipas nevojes
o Përmirësimin, shtimin, te database –it te klienteve dhe rifreskimi i informacionit qe ju dergohet atyre

3. Komunikimit te brendshëm dhe të jashtëm të kompanisë

• Asiston administratorin në :
o Mbajtjen e korrespodencës me klientet nëpërmjet Skype, emaile, kontakte etj.
o Hallke baze lidhese ndermjet administratorit dhe dep. te tjera te kompanise.
o Koordinim i informacionit ndermjet strukturave te brendshme dhe te jashtme.
o Mbajtje dhe administrim i arkives dhe dokumentacionit qarkullues
o Pergatitje dhe administrim i evidencave te ndryshme

4. Burime njërëzore

• Asiston administratorin në manaxhimin e burimeve njerëzore .
o Përgjedhje dhe rekrutim të personelit që merren rishtaz,
o Kontroll , monitorim dhe vlerësim periodik të punonjësve,
o Hartimin dhe rifreskimin e dosjeve të secilit punonjës,
o Ndjekja e pagesave të pagave, shpërblimeve të punonjësve,
KERKESAT PER KANDIDATET:
· Diplomë universitare – e preferueshme në Shkenca Kompjuterike, Informatikë Ekonomike,
· Minimalisht 1 vjet eksperiencë pune në pozicione analoge
· Të ketë njohuri shumë të mira mbi teknologjitë që perdor kompania
· Aftësi per t’u përballur me klientët dhe per të menaxhuar me efikasitet kërkesat e tyre
· Aftësi për të punuar në kushtet e presioneve të ndryshme
· I orientuar drejt detajeve
· Aftësi shumë të mira negociuese dhe komunikuese
· Të ketë aftësi shumë të mira analitike
· Aftësi vendimarrëse
· Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze dhe Italiane
Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail:
hr@jupiter.al
Cel. : 00355682045535
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.
 


Apply WhatsApp
Back
Top