• Korce, ofroj vend pune Perfaqesuese Shitjesh

Perfaqesuese Shitjesh

E ardhmja është ABCom
ABCom është kompania nr. 1 në fushën e telekomunikacionit në Shqipëri si edhe e vetmja që ka futur për herë të parë në tregun shqiptar shërbimin 3N1. E themeluar në prill të vitit 1998 ABCom ka ndërtuar një eksperiencë të madhe në ofrimin e shërbimeve: Internet, Televizion Kabllor Dixhital, Telefoni Fikse, etj.
ABCom është provideri i parë në Shqipëri që ka implementuar teknologjinë dixhitale dhe është novator dhe lider në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë dixhitale kabllore bazuar në teknologjinë më të fundit të fibrës Optike.
ABCom ka si mision maksimalizimin e jetës së konsumatorit duke zhvilluar zgjedhjet telekomunikuese më inovative, duke qenë lider i teknologjisë dhe urë lidhëse me të ardhmen.
Në kuadër të zgjerimit të prezencës së saj në Shqipëri, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Perfaqesuese Shitjesh”, ne qytetin e Korces.


Përgjegjësitë:



  • Tu siguroje konsumatoreve rezidencial informacionet rreth komanise, produketeve dhe sherbimeve, me synim procesin e shitjes.
  • Kryen aktivitetet e shitjes, me qëllim për të përmbushur nevojat e konsumatorëve dhe për të përmbushur objektivat e shitjes te përcaktuara paraprakisht. (duke nisur me nevojen e identifikimit, propozimit, konkluzioneve rreth produktit qe do te shitet, nenshkrimin e kontratave, dhenien e informacioneve te sakta dhe funksionet e pershtatshme per kryerjen e lidhjes).
  • Të marrë të dhëna nga klientët në lidhje me nevojat, performancën e shërbimeve dhe imazhin e kompanisë.
  • Te percjelle kerkesat e konsumatoreve, qe nuk mund te zgjidhen menjehere, tek strukturat e duhura brenda kompanise.
  • Te pergatise raportet ditore rreth performances se shitjeve, shoqeruar me komentet e bera nga konsumatoret.
  • Te nderveproje me klientin, me teknika te pershtatshme komunikimi, duke synuar konkludimin e procesit te shitjes/mbajtjes.



Profili:
Diplome universitare preferohet ne Fakultetin Ekonomik
Aftesi te shkelqyera komunikimi.
Njohuri informatike shoqeruar me aftesine per te mesual aplikimet e software-it te shitjeve. Normalisht kjo mesohet permes nje experience ne shitje 1-3 vjecare.
Aftesi per te punuar ne nje sistem me turne.
Aftesi per te perftuar njohuri te reja nepermjet trajnimit.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al

Aplikimet do te pranohen deri ne daten 05 Tetor.

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top