NRD

  • Shkoder, shpallje Project Management Trajnim dhe certifikim

GOMARI S’ FLYTYRON... PO NE E BESOJMË!
"Nofta kombi ynë do kish sot një faqe tjatër, fare të ndryshme nga e sotmja, po të qe populli pak më serios dhe t’i gërmonte punët pak më thellë e me më tepër gjykim. Mjerisht, ne Shqipëtarët jemi njerës superficialë, njërës që shohim vetëm cipën dhe nuk çajmë kokën të hyjmë në të thellat."
Faik Konica

Keshtu thoshte Konica nje here e nje kohe, ndersa ne sot ju ftojme te mos mbeteni ne "siperfaqje" por te "thelloheni" e te njihni te drejtat tuaja per tu perfshire ne vendimarrjen e mbetur ne duart e qeveritareve dhe bashkiakeve, te monitoroni ecurine e tyre, te njihni te drejten tuaj qytetare per informim, te drejten tuaj per tu bashkuar e degjuar nga vendimarresit.
Gjate muajit Tetor mund te merrni pjese ne nje trajnim dy ditor qe do zhvillohet ne Bashkine Shkoder, Malesi e Madhe dhe Vau i Dejes me eksperte te fushave mbi:
* Bazat e ndertimit te qeverisjes vendore (karta europiane, kushtetuta, ligji organik)
* Reforma territoriale, sfidat e mundesite
* Ligji i ri organik, struktura e qeverisjes vendore, funksionet, financimi, menyrat e ofrimit te sherbimeve
* Mardheniet qeverisje qendrore-vendore
* Roli i qeverisjes vendore ne zhvillimin ekonomik lokal
* Monitorimi i qeverisjes vendore me vezhgues te kualifikuar (rolii OJQ-ve)
* Koncepti i " te drejtes mbi qytetin"
si dhe shume shembuj praktike se si ju mund te perfshiheni e te beheni sado pak zoter te fateve tuaja e te "kenaqesise suaj te te jetuarit"
Qytetare te Bashkive Shkoder, Vau i Dejes e Malesi e Madhe, gra e burra, studente e te moshuar, anetare te OJQ-ve te rajonit te veriut, e kushdo tjeter qe ndihet i intriguar nga ky trajnim, ju ftojme te beheni pjese e tij. Pervec nje certifikate pjesemarrjeje, ju do njiheni me te disa te drejtat tuaja qe heret a vone do duhet ti zbatoni :) pe hir te vetes suaj.
Interesin tuaj mund ta shprehni permes nje CV te derguar ne emailin resourcesindevelopment@gmail.com

Mirepresim sa me shume aplikime deri ne dt.5 Tetor 2017

Stafi i shoqates "Resurset Natyrore ne zhvillim"
 


Contact
Back
Top