• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Biznesi dhe Shitjesh

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e tregëtimit të materialeve të ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

DREJTOR BIZNESI DHE SHITJESH

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Drejtori I Shitjeve ndihmon në planifikimi dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut. Duke u fokusuar në menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin e kontratave, si dhe ngritjen, organizimin dhe bashkëpunimin me strukturat vartëse për realizimin e shitjeve.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

· Planifikimi dhe organizimi mbulimit territorial të produkteve të ofruara me klientelë dhe buxhete të synuara;
· Hartimi dhe zbatimi i një strategjie të përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore;
· Planifikimi dhe ekzekutimi i marketimit të produkteve të kompanisë drejt klientelës aktuale dhe asaj të së synuar;
· Rishikimi i ekzekutimit të planit të aktiviteteve për veprime korrigjuese të mundshme;
· Përgatitja e planeve të veprimit dhe skeduleve për identifikimin e klientëve të rinj dhe planifikimi i mënyrës së përqasjes së kontakteve të reja;
· Informimi i klientëve potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat. Propozimi i ofertave të personalizuara për klientët;
· Negocimi me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës. Siguron zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin;
· Përshtat produktet e kompanisë sipas ndryshimeve dhe kërkësave të tregut;
· Mobilizimi dhe motivimi i Ekipit të Shitjeve në performancë të matur me intervale kohore;
· Kryerja e detyrave të tjera të caktuara;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin e marketingut ose menaxhim biznesi;

Eksperiencë Pune: Kandidatja duhet të ketë eksperiencë paraprake me ngritjen, drejtimin dhe organizimin e një ekipi që marketon dhe shet produkte;

Aftësi:

· Njohje të mira në Marketing dhe të parimeve të reklamimeve, duke përfshirë sektorin e marketingut, rritjen e ofertës së produkteve, përfitimet nga shitjet;
· Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje: ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim si gojarisht dhe nëpërmjet telefonit, me palët e interesuara dhe me të gjithë operatorët e tjerë.
· I aftë që të jetë i suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim lidhur me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
· Aftesi te mira negociuese në mbyllje kontratash;
· Punëtor, këmbëngulës, dhe i besueshëm;
· Pozitiv dhe entuziast;
· I orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
· I matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;
· Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
· Njohuri të mira të gjuhës angleze;
· Të ketë leje drejtimi;
· Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 15 Tetor 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top