• Fier, ofroj vend pune Menaxher Dyqani ne Fier

NJOFTIM PUNE

Profili i kompanise: Balkan Finance Investment Group eshte nje nder grupet private investuese me te medha ne Shqiperi dhe rajon, i pranishem me aktivitete per zhvillimin e pasurive te paluajtshme, shitjet me pakice, ofrimin e sherbimeve dhe manaxhimin e hapesirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi per konsumatoret.

Kidzone shpk
eshte pjese e Balfin Group e specializuar ne shitje me pakice ku tregton ne ambientet ne tij artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesore te shumellojshem per shtepine tuaj.

Pozicioni: Menaxher Dyqani
Departmenti: Shitje me pakice
Vendodhja: Jumbo ne Fier
Permbledhja e Pozicionit: Nje Menaxher/e Dyqani eshte pergjegjes per menaxhimin e perditshem te dyqanit ne perputhje me politikat e pergjithshme te kompanise.

Detyra dhe Pergjegjesi :

  • Monitoron çdo dite funksionimin e dyqanit, veprimtarite dhe zhvillimin e tij sipas qellimeve dhe procedurave te kompanise;
  • Kujdeset per pamjen e brendshme dhe te jashtme te dyqanit;
  • Siguron qe produktet e duhura te jene ne dispozicion per shitje ne dyqan;
  • Regjistron rezultatet e shitjes dhe performon analiza te ndryshme;
  • Kontrolli i shpenzimeve operative mujore;
  • Siguron analiza rutine, periodike dhe sipas rastit mbi raportet e shitjeve, funksionimin e dyqanit dhe kujdesit ndaj klienteve;
  • Menaxhimin e stokut sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve te rendesishme per kontrollin e tij;
  • Angazhim ne çeshtjet e stafit; intervistimi per pjestare te rinj potencial per staf; ndjekja e vleresimeve dhe pasqyrimeve te ecurise se stafit nen varesi;
  • Organizimi i trajnimeve per stafin e shitjeve;
  • Pergatitja e punonjesve te dyqanit per te pasur rendiment;
  • Menaxhimi dhe motivimi i ekipit per te rritur shitjet dhe per te siguruar efikasitetin e punes;
  • Pergjigjen ne ankesat dhe komentet e konsumatoreve;


Kerkesat:
Edukimi: Diplome ne Administrim Biznesi (e preferueshme);
Eksperiencat e punes: Preferohen kandidate me mbi 3 vjet pervoje profesionale ne menaxhim dhe shitje, perben perparesi pervoja ne Biznes;

Kualifikime te tjera:


  • Njohuri te mira te gjuhes Angleze (e shkruar dhe e komunikuar);
  • Njohuri shume te mira te Paketes MS Office (Word, Excel, Power Point) Internet;
  • Aftesi organizative dhe menaxheriale;
  • Aftesi te mira komunikuese dhe negociuese;
  • Qendrim analitik ndaj problemeve ne analizen e shkaqeve dhe gjetjen e zgjidhjeve te shpejta;
  • Shume i besueshem, diskret dhe etik;
  • Aftesi te mira analitike dhe vendimmarrese; aftesi per te zgjidhur probleme kyç;
  • Aftesi te shkelqyera komunikuese;
  • Metodik dhe i organizuar;
  • Ndershmeri dhe integritet;

Kushtet e punes: Grupi Balfin ofron nje pakete benefitesh terheqese, duke perfshire nje page te drejte te bazuar ne merita dhe vleresimin e performances.

Menyra e aplikimit*: Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike hr@jumbo.al

Afati I dorezimit: 30.09.2017


*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.
 


Apply
Back
Top