• Durres, ofroj vend pune Inxhinier Prodhimi

Aluflor mundëson ndërtimin e fasadave të teknologjisë së lartë, dritareve dhe dyerve duke përdorur sisteme të profileve të aluminit, pajisje të përpunimit, aksesorëve dhe ekspertizë teknike të cilësisë më të lartë. Për më tepër Aluflor ka vendosur standarde të larta teknologjike në industrinë e ndërtimit. Përfitimi funksional i markës qëndron në zgjidhjet më të mira teknike.
Ne kuader te zgjerimit te kompanise, dhe nevojes per staf shtese, ALUFLOR eshte i interesuar te punësojë një Inxhinier Prodhimi, që të plotësojë kriteret e mëposhtme

Detyrat dhe përgjegjësitë:

1. Te njohe vizatimet e prodhimit.
2. Te kontrolloje qe prodhimi eshte realizuar sipas kerkesave.
3. Te njohe te gjthe materialet qe hyejne ne magazine.
4. Te beje kontroll per hyrje-daljet e materialeve ne magazine.
5. Te beje nderlidhjen ndermjet zyres se projektimit me shperndarjen e prodhimit.
6. Te beje administrimin e materialeve dhe çdo lloj veprimi tjeter.


Kualifikimi i kërkuar:

• Diplomë e arsimit të lartë në degen Inxhinieri Ndertimi
• Njohja e nje gjuhe te huaj perben avantazh.
• Aftësi shumë të mira organizuese dhe koordinuese.
• Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
• Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
• Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.

  • Preferohet te jete me vendbanim ne Durres


Te interesuarit te dergojne CV duke specifikuar pozicionin per te cilin aplikojne ne adresen e email-it: recruit@aluflor.com

Adresa
:Lagja 14, Rruga:A.Gogoli ,prane shkolles "Hasan Koci",Shkozet ,Durres

Nr Tel
: 0674041209
 


Apply WhatsApp
Back
Top