• Korce, ofroj vend pune Supervizor Shitjesh

E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Drejtues i Shitjeve”, ne degen e saj ne qytetin e Korces.



Përgjegjësitë:



  • Ndjek, monitoron dhe koordinon ne menyre te vazhdueshme procesin e shitjeve, me qellim arritjen e targetit te percaktuar ne strategjine e shitjeve te kompanise.
  • Harton nje plan/sistem shitjesh ne perputhje me nevojat e tregut dhe objektivat e kompanise.
  • Eshte pergjegjes per performancen, objektivat dhe arritjet e ekipit te shitjeve ne terren dhe ne zyrat e POS.
  • Promovon portofolin e sherbimeve dhe produkteve te kompanise tek klientet residenciale.
  • Trajnon stafin e shitjeve mbi produktet, sherbimet, procesin dhe objektivat e shitjeve.
  • Percjell cdo koment te klienteve mbi produktet, sherbimet, procesin e shitjeve dhe sygjeron ne permiresime te vazhdueshme.
  • Raporton ne menyre te detajuar mbi realizimin e targetit javor/mujor/vjetor te shitjeve.
  • Vendos dhe ruan marredheniet me klientet ekzistues dhe ata te rinj.
  • Inicion dhe merr persiper cdo detyre tjeter administrative qe ndihmon ne realizimin e objektivave te ketij departamenti.
  • Negocion kur eshte e nevojshme per realizimin e marreveshjeve kontraktuale per access ne ndertesat ku ndodhen klientet rezidenciale.
  • Monitoron dhe raporton mbi gjendjen e materialeve te Mrkt strukturave outdoor CTL BB etj
  • Mbledhje dhe dokumentim informacioni per te gjitha llojet e bizneseve te rregjistruar (Personat fizike, Shoqerite , OJQ dhe Institucionet publike) ne qytetin tuaj kliente ose jo te ABCom, sipas formulareve perkates per te bere te mundur shitjen e produkteve tona.



Profili:



  • Diplomë Universitare.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi
  • Aftësi produktive brenda limiteve kohore
  • Aftësi organizative, menaxhuese dhe pune në grup
  • Përgjegjshmëri në kryerjen dhe raportimin e detyrave.
  • Nivel i pëlqyeshëm i gjuhës angleze

Do të konsiderohet avantazh:

  • Eksperienca pune të mëparshme

Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al

Aplikimet do te pranohen deri ne daten 15 Shtator

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen
 


Apply
Back
Top