• Tirane, ofroj vend pune KONTABILIST BLERJESH

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani lider ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare.
Tek CCBS, ne jemi te bindur per rritjen e biznesit tone, per kontributin ne komunitetet lokale dhe ne zhvillimin e burimeve njerezore me ane te aftesive te forta organizative dhe me njerezit e duhur ne vendin e duhur.

CCBS po kerkon kandidate te pershtatshem ne pozicionin e meposhtem:
KONTABILIST BLERJESH

Regjistron të gjitha faturat e blerjes në sistem dhe mban dokumentet përkatëse. Kontrollon nëse urdhërat janë bërë si duhet.

Detyrat dhe pergjegjesite:

· Regjistron te gjitha faturat e blerjes në baza ditore.
· Përgatit librin e blerjes nëpërmjet regjistrimit te faturave te blerjes.
· Përgatit tabelën e kostos së magazinimit te lëndëve të para.
· Përgatit raportin mujor te investimeve.
· Përgatit raportin mujor mbi të dhënat e blerjes.
· Përgatit raportin mujor në lidhje me zhvlerësimin e aseteve të kompanisë.
· Raporti vjetor i blerjeve.
· Kontrollon urdherat e blerjes ne sistemin e kompanise.
· Kontabilizon blerjet dhe pagesat e furnitoreve.
· Organizimi i kontrollit fizik të dokumenteve në bazë mujore.

Kerkesat, Aftesite dhe kualifikimet:
• Diplomë Universiteti në Kontabilitet / Financa.
• Min 1 vjet përvojë pune me regjistrimet kontabel te llogarive te pagueshme.
• Aftësi shume te mira komunikuese te shkruar dhe verbale.
• Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe shumë të përpiktë.
• Saktësia dhe vëmendje në detaje dhe te respektoje afatet e kohes.
• Aftesi në punen me numrat dhe shifrat.
• Te jete konfident me procesin e regjistrimit ne librin e blerjeve.
• Aftësi të mira MS Office, veçanërisht të avancuara në MS Excel.
• Përvoje punë në SAP perben avantazh
• Te kete njohuri mbi legjislacionin tatimor

Te interesuarit duhet te dergojne nje kerkese per punesim ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne adresen e-mail: hr@cocacola.al brenda dates 31 Gusht 2017.

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top