• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER/E DEPARTAMENTIT TE EVENTEVE

TIRANA INTERNATIONAL HOTEL & CONFERENCE CENTRE

Njoftim per vend pune

MENAXHER/E DEPARTAMENTIT TE EVENTEVE.

Tirana International Hotel & Conference Centre, është Qëndra më e madhe dhe e vetme e Konferencave në Shqipëri.
15 salla konferencash multifuksionale në një hapësirë totale prej 3000 m2, të dizenjuara dhe arreduara me kujdes të vecantë ndaj detajeve, mundësojnë organizimin perfekt të cdo eventi. Me kapacitet deri 2200 persona, të gjitha sallat kombinojnë funksionalitetin, stilin dhe teknologjinë më të fundit me sherbimin më të lartë e profesional.



Detyrat Kryesore
Eshtë përgjegjës për menaxhimin e Qendrës së Konferencave.

Zhvillimi dhe menaxhimi strategjik i departamentit, për të garantuar standartet më të larta të shërbimit.
Menaxhimi i saktë i kohës dhe problematikave për të garantuar përgatitjen dhe zhvillimin e eventeve të sukseshme.
Përgatitja dhe mbajta e një kalendari të saktë të eventeve.
Rezervimi i sallave sipas kërkesave të klienteve.
Përgatitja e planit javor dhe ditor të punës, për departamentet që lidhen me eventet dhe shpërndarja në kohë e informacionit të nevojshëm për marrjen e masave, furnizimeve dhe pëërgatitjes nga Departamenti i F&B.
Menaxhimi i stafit, ndarja e detyrave dhe ndjekja e realizimit te ketyre detyrave, nga stafi i ketij departamenti dhe stafi teknik, përgjegjës për sitemet audio-vizuale.
Ndjekja ditore e çdo aktiviteti që zhvillohet në Qendrën e Konferencave, plotësimi i çdo detaji të këkruar nga klientët paraprakisht si dhe kërkesave të momentit të fundit.
Ndjekja me seriozitet e çdo ankese nga klientët, njoftimi në kohë i eprorëve për problemet e konstatuara dhe marrja e masave të menjëhershme për të garantuar dhe tejkaluar pritshmëritë e klientëve.
Bashkëpunimi me departamentet e tjera, për hartimin e planit të promocionit dhe zbatimin e ketij plani nëpërmjet kontaktimit direkt të klienteve potencial nëpërmjet email-eve apo takimeve ne zyrat e tyre.
Kandidatet duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë Dega Turizëm, Menaxhim, Marketing ose Gjuhe Angleze.
- Të njohin shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane (kusht i domosdoshëm),njohja e një gjuhe të tretë përbën avantazh.
- Të kenë të paktën 5 vjet eksperiencë pune.
- Te kene te pakten 3 vjet eksperiencë në pozicione të ngjashme, në hotele prestigjioze apo agjensi menaxhim eventesh.
- Aftwsi organizative dhe komunikative tw larta
- Të jetë fleksibel, të ketë aftësi për të punuar nën presion dhe në afate të përcaktuara.
- Të ketë aftësi për të zgjidhur problemet apo parashikuar probleme të mundshme.
- Te jetë I organizuar dhe sistematik në përmbushjen e detyrave.
- Të jetë I afte të përpunoje informacionin, të koordinojë punët, të përcaktojë prioritetet dhe të ndjekë në mënyrë konstante deri në detaje, permbushjen e kërkesave të klientit.
- Të jenë të gatshëm për të punuar me orar të zgjatur kur është e nevojshme.
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, të dijë të punojne në grup.
- Të kenë njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike si edhe internetit.
- Të kenë prezencë të mirë.

Të gjitha kriteret e mësipërme duhet të jenë të shoqëruara me referencat përkatëse me numra kontakti.

Për aplikime dorëzoni Cv pranë Recepsionit të Tirana International Hotel & Conference Centre, në adresë
Sheshi Skenderbej, 8, Tiranë
Tel. +355 4 223 41 85
Fax. +355 4 223 25 21
www.tiranainternational.com

ose me email:
director@hoteltirana.com.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top