• Tirane, ofroj vend pune Shef/e finance

EPPC Albania kërkon një Shef/e Finance për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë e para në import dhe distribucion në Shqipëri dhe ndër më të mëdhatë në vend.

Përgjegjësitë kryesore:

1. Menaxhimi i departamentit të financës dhe kontabilitetit;
2. Koordinon përgatitjen e pasqyrave, raporteve, analizave financiare dhe raporteve të vecanta
informative;
3. Zhvillon dhe zbaton procedurat e financave, kontabilitetit, faturimit dhe auditimit;
4. Menaxhon, koordinon dhe kontrollon të gjitha aktivitetet me palët e treta të lidhura ngusht me cështjet financiare të kompanisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare, Dega Financë – Kontabilitet;
  • Eksperiencë pune në drejtimin e kontabilitet-financës jo më pak se 3 vjet;
  • Përvojë në përgatitje procedurash dhe mbyllje bilanci;
  • Njohuri shume te mira ne perdorimin e programeve financiare.
  • Njohuri shume te mira te perdorimit te Paketes Office.
  • Përbën avantazh eksperienca me import/eksportet.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane;

Të dhënat:

Pozicioni: Shef/e Finance;
Vendodhja: Tiranë;
Orari: 40 orë jave
Aplikimet mbyllen: 31.08.2017

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

.
 


Apply
Back
Top