• Tirane, ofroj vend pune Asistente administrative

Pozicioni i punes - Asistente Administrative

“KOSMONTE FOODS TIRANA” sh.p.k, kompani lider ne treg ushtron aktivitetin e saj ne fushen e importit dhe distribuimin e produkteve ushqimore ne Shqiperi, Kosove, Gjermani dhe Dubai. “Kosmonte Foods Tirana”, ofron pune te rregullt brenda dhe jashte vendit, te qendrueshme dhe me kontrate afatgjate, shperblime dhe bonuse ne baze te performances dhe realizimeve. Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompania është në kërkim të stafit të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale. Kjo shoqeri shpall konkursin per pozicionin e punes: Asistente administrative.

Prezantimi i imazhit te kompanise
Tregon miresjellje ne kontakt me vizitoret, manaxheret, stafin.
Eshte pika e pare e kontaktit dhe i drejton njerezit ne menyren e duhur;
Percjellje ne kohe e telefonatave, e-maileve ne adrese te kompanise duke i dhene udhezime ose duke i referuar ne pikat e tjera ku mund te marrin informacionin e deshiruar.

Detyra administrative
Asistentja Administrative menaxhon informacionin e perditshem, telefonin, posten elektronike; si dhe ben shperndarjen e tyre ne departamentet perkatese;
Organizon pritje e takime sipas porosive te departamenteve perkates dhe titullarin e kompanise;
Ndjek problemet me telefon per sektoret e tjere te kompanise brenda dhe jashte Institucionit;
Perpunon raportet e perditeshme te Departamenteve te ndryshme;
Ndjek axhenden e Drejtorit Ekzekutiv te shoqerise sipas udhëzimeve te tij;
Le takime dhe percakton oraret e sakta per mbledhje dhe raporton per to;
Zbaton menyrat me te mira te komunikimit te drejtperdrejt me te gjithe personat-vizitor dhe ne menyrat e tjera te komunikimit;
Njofton personat pergjegjes per te gjitha informacionet tregtare;
Pergatit dokumentacione/e-maile, sipas kerkesave te Drejtorit Ekzekutiv;
Ben perkhime te shkresave, materialeve te ndryshme si dhe perkthime te drejtperdrejta;
Eshte pergjegjese per mbajtjen e evidences dhe raporteve te ndryshme te brendshme, te cilat percaktohen nga personi kompetent;
Ndjek udhezimet e Drejtorit Ekzekutiv dhe Pergjegjesit te Burimeve Njerezore per pune shtese.

Kualifikime/ Kerkesa:
Te kete perfunduar Arsimin e larte, preferohet ne Menaxhim biznesi;
Te kete njohuri shume te mira te paketes baze MS Office (windows, excel; Power Point) ;
Te kete pervoje pune jo me pak se 2 vjet ne profil te njejte;
Te kete aftesi te mira menaxhimi;
Te jete person i besueshem dhe me aftesi te mira organizative dhe bashkepunuese;
Te dijë te ruaje konfidencialitetin dhe te kete etike te larte profesionale;
Te kete njohuri shume te mire te gjuhes Angleze;
Avantazh perben njohja e gjuhes gjermane dhe serbo-kroate;
Preferohet grup-mosha 23-26 vjec.

Duhet t'i permbahet ketyre rregullave:
Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes;
Te jete e komunikueshme me koleget dhe e gatshme ne çdo kohe te japin ndihmen e tyre per nevojat e kompanise;
Te karakterizohen nga ndershmeria, integriteti dhe korrektesia;
Te kete aftesi organizative, kreative dhe te ndihmojne ne dhenien e ideve te reja;
Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise.

Shenime:
Ky pershkrim pune nuk eshte gjitheperfshires. Punemarresi mund te kryeje dhe detyra te tjera per plotesimin e nevojave te kompanise.
· Te gjithe te interesuarit duhet te dergojne CV, si dhe te percaktojne pozicionin per te cilen aplikojne, ne email: apliko@kosmontefoods.al
· Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do te njoftohen per interviste.
· Emeroni CV-ne sipas ketij formati (emer [hapsire] mbiemer [hapsire] CV) dhe pozicionin e deshiruar.
 


Apply
Back
Top