• Tirane, ofroj vend pune Freelancer Trajnues

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Kompania DIMENSION po kërkon bashkëpunëtor si freelance në fushën e trajnimeve:

TRAJNUES

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Trajnuesi është përgjegjës për përcjelljen në mënyrë sa më efektive të informacionit dhe njohurive më të fundit në audiencën përkatëse.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


· Projektimi, dizenjimi dhe zhvillmi i programeve të trajnimit bazuar në nevojat dhe planet e kompanisë;
· Komunikon qartë, me cilësi profesionale, dhe në mënyrë korrekte përmbajtjen e produkteve të trajnimeve. Të cilët mund të jenë të formateve të ndryshme duke përfshirë ketu trajnime publike, trajnime in house, trajnime individuale, etj;
· Monitorimi dhe rishikimi i progresit të të trajnuarve me anë të pyetësoreve dhe diskutimeve me mbikqyrësit respektiv;
· Bën vlerësimin e programeve të trajnimit dhe zhvillimin e audiencës;
· Qëndron e/i përditesuar në lidhje me zhvillimet e reja në fushat e ekspertizës që trajton;
· Të zotërojë njohuri mbi E-Learning dhe aty ku është e nevojshme të jetë e/i përfshirë në krijimin dhe/ose lëvrimin e paketave E-Learning;
· Sjell ide, metoda, strategji të reja dhe krijuese të rritjes së performancës në trajnim.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë;

Eksperiencë Pune: Kandidati duhet të ketë mbi 3 vjet eksperiencë paraprake në profilin e trajnimeve;

Aftësi:

· Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe në shkrim;
· Aftësi të shkëlqyera për të punuar në grup;
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
· Njohuri shume të mira kompjuterike: Word, Excel, PowerPoint, Internet
· Personalitet energjik;
· Person shumë i vetëmotivuar dhe i përditesuar me zhvillimet në këtë industri;
· I aftë për të thjeshtezuar sa më shumë informacionin e komplikuar, duke përdorur mjetet e duhura;
· Metodik dhe i organizuar;
· Ndershmëri dhe integritet;


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Gusht 2017



-

JU MIRËPRESIM!
 


Apply WhatsApp
Back
Top