• Tirane, ofroj vend pune Auditues Senior

Detyrat dhe pergjegjesite

  • Pergjegjes per fazen parapergatitore te auditit dhe/ ose investigimit ne fusha te ndryshme te aktivitetit bankar;
  • Pergatit raportin e diagnozes -analize selektive e zonave të rrezikut dhe kontrolleve, ndan punen brenda ekipit të tij/saj dhe organizon kohen e tij/saj ne menyre qe të respektoj afatet kohore;
  • Rregullisht rishikon punen, duke marrë parasysh rreziqet e identifikuara, kontrollet etj;
  • Pergjegjes per saktesine dhe cilesine e punes, gjetjeve dhe rekomandimeve te leshuara;
  • Ndjek dhe monitoron ecurinë e punës se kolegeve me te rinj;
  • Siguron nje komunikim shume të mirë me të audituarit ne lidhje me progresin e auditimit, vrojtimet dhe vështirësitë e hasura;
  • Identifikon mundesi për përmirësimin e procesit të auditimit dhe ndan idetë me drejtuesin e departamentit te Auditit;
  • Koordinon përgatitjen dhe paraqitjen e konkluzioneve dhe rekomandimeve (duke siguruar që ato te jene të qarta për drejtuesit e departamentit të audituar);
  • Pergatit draft raportet e auditimit dhe / ose investigimit;
  • Është përgjegjës për ndjekjen e rekomandimeve të dhëna ne raportin e auditit;
  • Kontrollon paraqitjen e dosjeve të punës dhe siguron formalizimin dhe dokumentimin e sakte te punes se kryer.
  • Ne menyre te pergjithshme vlerëson njesine e audituar dhe ndërgjegjësimin per riskun e kësaj njesie.


Kompetencat/ Aftesite e kerkuara

  • Diplome uiniversitare per Finance ose Kontabilitet; cdo certificate kualifikimi (C.I.A, A.C.C.A, etj) konsiderohet plus.
  • Minimalisht 3 vjet eksperience ne auditim te brendshem ne sektorin bankar;
  • Aftesi te shkelqyera nderpersonale dhe komunikuese;
  • Integritet, objektivitet, profesionalizem dhe standarte te larta etike.
  • I/E fokusuar ne detaje;
  • Aftesi per te menduar jashte kornizave, me nje mendje kritike dhe deshire per te mesuar;
  • I/e gatshem per te udhetuar dhe levizur me sherbime per arsye te punes;
  • Entuziast, energjik, disponibel dhe me aftesi shume te mira analitike.
  • Aftesi shume te mira organizative dhe ne manaxhimin e kohes; i/e afte te punoje nen presion dhe te perfundoje punen brenda afateve te paracaktuara;
  • Zoterim shume i mire i gjuhes angleze; ne te folur dhe ne te shkruar.


Afati i fundit për pranimin e aplikimeve: 28 Korrik 2017.
Vetem kandidatet qe plotesojne kushtet do te kontaktohen.
Të interesuarit të aplikojne ne faqen zyrtare te Internetit te Bankes Societe Generale Albania:
www.societegenerale.al
ose te aksesojne linkun http://societegenerale.al/al/jobs/
 


Apply
Back
Top