• Tirane, ofroj vend pune Specialist Blerje

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani leader ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare si Coca-Cola, Fanta,Sprite,Schweppes,Nestea,Monster,CappyPulpy.
Tek CCBS, ne jemi te bindur per rritjen e biznesit tone, per kontributin ne komunitetet lokale dhe ne zhvillimin e burimeve njerezore me ane te aftesive te forta organizative dhe me njerezit e duhur ne vendin e duhur.

CCBS po kerkon kandidate te pershtatshem ne pozicionin e meposhtem:
Specialist Blerje

Përgjegjës për organizimin e blerjeve te materialeve të specifike, duke filluar nga mbledhja e kërkesave nga Departamenti i Prodhimit deri në ekzekutimin e plotë te urdherave te blerjes. Roli përfshin detyra të tjera ndihmëse për Zyrën e Prokurimit.

Detyrat dhe pergjegjesite:
· Përfshihet në procesin e blerjeve të materialeve specifike me profesionalizmin dhe efikasitetin. Mban marrëdhënie me furnizuesit caktuar.
· Organizon blerjet per Departamentin e Prodhimit si: lende te para per prodhimin dhe pjese kembimi per makinerite dhe mirembajtjen e pergjithshme.
· Manaxhon ciklin e përgjithshem te blerjeve të materialeve të përmendura më lart.
· Në mënyrë aktive kërkon furnizues të rinj, propozon mostrat alternative te produktit dhe oferta për miratimin.
· Analizon sasine e konsumuar, çmimet e materialeve, kosto për çdo llogari dhe prodhon raport historike dhe tendencat në të ardhmen, duke identifikuar shpenzimet e teperta.
· Përfshihet në projektet e kursimeve këshilluar nga stafi me me shume eksperience ne pune.

Kerkesat, Aftesite dhe kualifikimet:
· Diplome Universitare ne Biznes
· min 2 vjet eksperience ne aktivitetet e blerjes.
· Aftesi shume te mira komunikuese, verbale dhe te shkruar, duke komunikuar efektivisht me te gjitha nivelet.
· Shume i motivuar, i orientuar ndaj punes ne grup dhe qe punon mire nen presion.
· Aftesi per te komunikuar efektivisht dhe te prezantoje informacionin tek klientet, anetaret e grupit dhe drejtuesit.
· Aftesi te mira negocuese per te marre cmimin dhe kushtet me te mira per produktet, materialet dhe sherbimet.
· Njohuri te mira te Microsoft office, te avancuara ne excel.
· Te jete i gatshem per te punuar per nje periudhe kohore me afat, deri ne nje vit e gjysem.

Te interesuarit duhet te dergojne nje kerkese per punesim ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne adresen e-mail: hr@cocacola.al brenda dates 25 Korrik 2017.

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top