• Tirane, ofroj vend pune Arkitekt

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e konceptimit të hapsirave duke ofruar një gamë të gjerë produktesh, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

ARKITEKT

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


· Marrja me klientë të rinj potencial;
· Marrja me shitje direkte;
· Përpilim i preventivave të ndryshëm;
· Ide kreative për arredim showroom;
· Zotërim i gjendjes së magazinës;
· Përpunim i projekteve në 3D;
· Procesi i matjes së hapsirave për projektet në proces;
· Ndjekja e procesit të montimit të klienti final;
· Disponibël për udhëtime jashtë shtetit për trajnime të ndryshme të furnitorët;


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Arkitekturë;

Eksperiencë Pune: Tre ose më shumë vite eksperience në Fushën e Arkitekturës;

Aftësi:

· Të njohë shumë mirë programet Autodesk, AutoCAD, 3Ds Max, Adobe Photoshop, Google SketchUP;
· Të ketë njohuri të gjuhës Italiane dhe Angleze;
· Të jetë i aftë për të krijuar raporte profesionale me klientet;
· Të jetë efektiv dhe të punojë në grup;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 29 Shtator 2017



-

JU MIRËPRESIM!
 


Apply WhatsApp
Back
Top