• Tirane, ofroj vend pune Merchendiser/Sistemuese rafti (F)

Pozicioni: Merchendiser-Sistemuese rafti (F) per qytetin e Tiranes
Departamenti i Marketingut

“KOSMONTE FOODS TIRANA” sh.p.k,
kompani lider ne treg ushtron aktivitetin e saj ne fushen e importit dhe distribuimin e produkteve ushqimore ne Shqiperi, Kosove, Gjermani dhe Dubai. “Kosmonte Foods Tirana”, ofron pune te rregullt brenda dhe jashte vendit, te qendrueshme dhe me kontrate afatgjate, shperblime dhe bonuse ne baze te performances dhe realizimeve. Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompania është në kërkim të stafit të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale. Kjo shoqeri shpall konkursin per pozicionin e punes: Merchendiser/Sistemuese rafti (F).

Pershkrimi i Punes
Planifikon linjën e produkteve karshi standardeve të brendeve;
Implementimi i FiFo standardit;
Implementon pozicionimin sa më të mirë të produkteve në bazë të standardeve të përcaktuara;
Mirëmban ekspozimin e produkteve në rafte në perputhje me standardet e kompanisë;
Kontrollon frigoriferët dhe frigot me ftohje të thellë si dhe praninë e programit të produkteve;
Kontrollon stoqet në pikat e shitjes;
Krijon dhe mirëmban kontakte profesionale me bashkëpunëtor, klient dhe konsumatorë;
Ndihmon në realizimin e promovimeve të produkteve;
Shpërndanë materialet e ndryshme të Marketingut (POS)
Mirëmban negocimin paraprak me klientë për pozita më të mira të pozicionimit të produkteve dhe prezencën më të madhe (në kuantitet) të produkteve në raftet përkatëse si dhe jep sygjerime tek mbikqyrësi i tij/saj
Raporton mbi gjendjen, prezencën dhe pozicionimin e produkteve;
Raporton në baza të rregullta mbi lëvizjet e reja të konkurencës në pika të shitjes;
Mirëmban ekspozitorët e ndryshëm të marketingut;
Raporton për problemet në pikat e shitjes, hapat e konkurrencës, FiFo Standardin, deklarimin e afateve, mungesat e mallit dhe çdo informacion tjetër për pikat e shitjes.
Detyra tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi i tij/saj që ndërlidhen me punën.

Kualifikime/ Kerkesa:
Eksperienca e mëparshme në Shitje ose Marrëdhënie me Klientin përbën avantazh;
Mosha mbi 18 vjec;
Të ketë aftësi në marketing dhe shitje;
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
Të jetë e aftë të punojë në grup dhe individualisht;
Të njohë mirë programet bazë Microsoft Office (Word, Excel, Power Point);


Duhet t'i permbahet ketyre rregullave:
Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes.
Te jete e komunikueshme me koleget dhe e gatshme ne çdo kohe te japin ndihmen e tyre per nevojat e kompanise.
Te karakterizohet nga ndershmeria, integriteti dhe korrektesia.
Te kete aftesi organizative, kreative dhe te ndihmoje ne dhenien e ideve te reja.
Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise.
Te ruaj konfidencialitetin dhe te kete etike te larte profesionale

Ofrohet pagese e kenaqshme!

Shenime:
Ky pershkrim pune nuk eshte gjitheperfshires. Punemarresi mund te kryeje dhe detyra te tjera per plotesimin e nevojave te kompanise.
· Te gjithe te interesuarit duhet te dergojne CV, si dhe te percaktojne pozicionin per te cilen aplikojne, ne email: apliko@kosmontefoods.al ;
· Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do te njoftohen per interviste.
·
Emeroni CV-ne sipas ketij formati (emer [hapsire] mbiemer [hapsire] CV) dhe pozicionin e deshiruar.
 


Apply
Back
Top