• Tirane, ofroj vend pune part time Promotore

Pozicioni i Punes: Promotore part-time (Tirane)
Departamenti i Marketingut

“KOSMONTE FOODS TIRANA” sh.p.k, kompani lider ne treg ushtron aktivitetin e saj ne fushen e importit dhe distribuimin e produkteve ushqimore ne Shqiperi, Kosove, Gjermani dhe Dubai. “Kosmonte Foods Tirana”, ofron pune te rregullt brenda dhe jashte vendit, te qendrueshme dhe me kontrate afatgjate, shperblime dhe bonuse ne baze te performances dhe realizimeve. Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompania është në kërkim të stafit të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale. Kjo shoqeri shpall konkursin per pozicionin e punes: Promotore (Part-Time) per qytetin e Tiranes.

Pergjegjesite Kryesore
Vizita në dyqanet e rrjetit për të nxitur shpërndarjen e produkteve te kompanise
Evidentimi dhe raportimi i nevojave të konsumatorëve që lidhen me produktin;
Ruajtja e marrëdhënieve të shkëlqyera me të gjithë klientët;
Promovimi i produkteve te reja dhe matja e pëlqyeshmërisë së tyre;
Ruajtja e marrëdhënieve të shkëlqyera me të gjithë klientët;

Kualifikimet / Kerkesat
Eksperienca e mëparshme në Promocion ose Marrëdhënie me Klientin përbën avantazh;
Mosha mbi 18 vjec
Të ketë aftësi në marketing dhe shitje;
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
Të jetë e aftë të punojë në grup dhe individualisht;
Të njohë mirë programet bazë Microsoft Office (Word, Excel, Power Point);

Duhet t'i permbahet ketyre rregullave:
Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes;
Te jete e komunikueshme me koleget dhe e gatshme ne çdo kohe te japin ndihmen e tyre per nevojat e kompanise;
Te karakterizohen nga ndershmeria, integriteti dhe korrektesia;
Te kete aftesi organizative, kreative dhe te ndihmojne ne dhenien e ideve te reja;
Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise.

Ofrohet pagese e kenaqshme!

Shenime:
Ky pershkrim pune nuk eshte gjitheperfshires. Punemarresi mund te kryeje dhe detyra te tjera per plotesimin e nevojave te kompanise.
· Te gjithe te interesuarit duhet te dergojne CV, si dhe te percaktojne pozicionin per te cilen aplikojne, ne email: [B]apliko@kosmontefoods.al[/B];
· Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do te njoftohen per interviste.
· Emeroni CV-ne sipas ketij formati (emer [hapsire] mbiemer [hapsire] CV) dhe pozicionin e deshiruar.

Pas selektimit do të kontaktohen vetëm kadidatët e përzgjedhur.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi I Shqipërisë për “Mbrojtjen e të
Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top