• Tirane, ofroj vend pune Specialist Kontabiliteti

E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Specialist Kontabiliteti”.



Përgjegjësitë:


  1. Kontrollon rregullsine e faturave te blerjes se sherbimeve ne perputhje me legjislacionin tatimor, kontratat e nenshkruara dhe sigurohet qe shpenzimi eshte i aprovuar nga firmat e autorizuara.Kontabilizion faturat e blerjes ne sistem.



  1. Pregatit autofaturimet per furnitoret jorezidente ne baze te legjislacionit tatimor. Pregatit tatimin ne burim mujor qe do te disbursohet ne tatime.



  1. Rakordon llogarite e bankave ne kontabilitet me ekstraktet bankare.



  1. Kontabilizon veprimet Kontabel rregulluese dhe mbyllese ne sistemin e kontabilitetit.



  1. Raporton mbi baze mujore per rakordimin e llogarive kontabel perpara mbylljes se Pasqyrave Financiare .



  1. Merr pjese ne pregatitjen e librit te blerjes dhe TVSH-se se zbritshme per deklarimin ne Tatime te Librit te Blerjes dhe FDP se TVSH-se brenda afatit te percaktuar me ligj.



  1. Menaxhon Kontratat e OSSH, per marrjen dhe deklarimin ne kohe te gjithe faturave te energjise. Kontrollon rregullsine e tyre.



  1. Rakordon me te gjitha deget mbi faturat e blerjes se sherbimeve, dhe asiston deget per cdo problem te lidhur me ato.






Profili:


1- Diplome Universitare – Dega Finance/Kontabilitet, preferohet mesatare mbi 8.
2- Njohuri teknike shume te mira te parimeve dhe praktikave te kontabilitetit, aftesi shume te mira ne kontabilizimin dhe rakordimin e te dhenave kontabel dhe financiare.
3- Preferohet te kete eksperience pune ne kete fushe
4- Te kete aftesi shume te mira analitike, raportuese dhe aftesi te mira ne komunikim verbal dhe te shkruar
5- Te jete e vemendshme ndaj detajeve, te menaxhoje mire kohen dhe prioritetet
Do të konsiderohet avantazh:

  • Eksperienca pune të mëparshme
Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top