• Kompania “PAPA'S BAKERY& SWEETS” kerkon te punesoje Specialiste Marketingu

Ne ofrojmë për punonjësit tanë:

Kontratë pune te Rregullt
Sigurime shoqerore dhe shëndetësore
Pagesë konkurruese
Kushte te mira pune
Rritje e përfitimeve sipas vjetërsisë në punë

Përgjegjësitë Kryesore

•Të idendifikoje dhe zhvilloje strategji te reja per produktin
•Të koordinojë aktivitetet e marketingut dhe politikat per promovimin e produkteve dhe sherbimeve, duke punuar per reklamim e tyre.
•Të vleresoje aspektet financiare të zhvillimit te produktit, te tilla si buxhetet, shpenzimet, kerkimi dhe zhvillimi.
•Të përgatisë raporte, përgjigjet e-maileve, ndjek telefonatat dhe kontrollon dokumentat për saktësi;
•Të implementojë materialin komunikues marketing në mediat sociale;
•Të angazhohet me projektet dhe eventet mujore të Departamentit Marketing;
•Të administrojë proceset që nga krijim i marrëdhënieve kontraktuale deri në përfundim të saj;
•Të realizojë raporte periodike mujore në lidhje me ecurinë e subjekteve ekzistuese;
•Të negociojë me klientë duke bërë të mundur investimin e tyre;
•Të tjera detyra sipas udhëzimeve të Drejtuesit të Departamentit Marketing.

Kualifikime/Kërkesa:

•Te jete ne moshen 30 – 35 vjec
•Diplomë Universitare në fushën e Marketingut ose Administrim Biznesi;
•Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune
•Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkepunimi me pjesën tjetër të stafit;
•Të komunikojë në mënyrë efektive me departamentet, klientët apo çdo palë tjetër;
•Të ketë aftësi përmbyllëse;
•Të jetë shtysë drejt inovacionit: (në ide, produkte, teknika të shitjes, teknika të menaxhimit, teknika të promocionit);
•Të jetë e fokusuar drejt klientit;
•Të bashkëpunojë për zgjidhjen e problematikave;
•Të mbajë marrëdhenie profesionale që të përputhen me vlerat dhe orientimin e vetë shoqërisë
•Të njohë shumë mirë programet baze Microsoft Office ( Word, Excel, Power Point) njohja e programeve profesionale përbën avantazh;
•Të jetë njohës shumë e mirë e gjuhës angleze

Nëse jeni të interesuar të bashkëpunoni me ne, ju ftojmë të aplikoni në këtë dritare punësimi ose të dërgoni CV+FOTO tuaj,punimet tek papasbakerytirana@gmail.com.
 


Apply
Back
Top