• Tirane, ofroj vend pune Asistente Administrative

Eppc kërkon njëAsistente Administrative për klientin e saj, një ndër kompanitë e para në import dhe distribucion në Shqipëri dhe ndër më të mëdhatë në vend.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Menaxhon axhendën e drejtuesve të shoqërisë duke koordinuar, organizuar takimet, udhëtimet, etj.;
· Harton, përkthen dokumente administrative të shoqërisë, në emër dhe për llogari të kësaj të fundit;
· Arshivon dokumentacionin që administron në hardcopy dhe format elektronik (Urdhëresa, Njoftime, Proçedura, Kontrata/akt-marrëveshje, etj) ;
· Mban proçes-verbalet e mbledhjeve, si manualisht dhe në formë elektronike, dhe e shpërndan atë te personat pjesëmarrës;
· Mban protokollin hyrës e dalës, të brendshëm e të jashtëm, organizon dokumentacionin në hardcopy në dosjet përkatëse, dhe mban indeks për çdo dosje;
· Kryen printime, fotokopjime, skanime të dokumentave, praktikave që dorëzon dhe i dorëzohen;
· Kontrollon kutinë postare, menaxhon, kryen dërgesat postare dhe mban marrëdheniet me ofruesit e shërbimit postar, telefonik fiks;
· Porosit dhe shpërndan kartvizitat e stafit;
· Menaxhon, shpërndan kancelaritë e zyrës.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare(përbën avantazh);
· Përvojë e mëparshme në pozicione të ngjashme( përbën avantazh);
· Të zotëroj shumë mirë paketën MS Office;
· Të jetë person pozitiv, energjik, me kapacitet te shkëlqyer raportimi;
· Të jetë person i besueshëm dhe me aftësi të mira organizative dhe bashkëpunuese;
· Të dijë të ruajë konfidencialitetin dhe të ketë etikë të lartë profesionale;
· Preferohet grupmosha 30-35 vjeç.

Të dhënat:

Pozicioni: Asistente Administrative;
Vendndodhja: Tiranë;
Pagesa: Në nivel shumë të mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 13.07.2017.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mailit: recruitments@eppc.al
 


Apply
Back
Top