• Durres, ofroj vend pune Team Leader e Perfaqesuesve te Shitjeve

E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.

Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë ne pozicionin " Team Leader e Perfaqesuesve te Shitjeve”, ne degen e saj ne qytetin e Durresit.

Përgjegjësitë:

  • Tu siguroje konsumatoreve rezidencial informacionet rreth komanise, produketeve dhe sherbimeve, me synim procesin e shitjes.
  • Kryen aktivitetet e shitjes, me qëllim për të përmbushur nevojat e konsumatorëve dhe për të përmbushur objektivat e shitjes te përcaktuara paraprakisht. (duke nisur me nevojen e identifikimit, propozimit, konkluzioneve rreth produktit qe do te shitet, nenshkrimin e kontratave, dhenien e informacioneve te sakta dhe funksionet e pershtatshme per kryerjen e lidhjes).
  • Të marrë të dhëna nga klientët në lidhje me nevojat, performancën e shërbimeve dhe imazhin e kompanisë.
  • Te percjelle kerkesat e konsumatoreve, qe nuk mund te zgjidhen menjehere, tek strukturat e duhura brenda kompanise.
  • Te pergatise raportet ditore rreth performances se shitjeve, shoqeruar me komentet e bera nga konsumatoret.
  • Te nderveproje me klientin, me teknika te pershtatshme komunikimi, duke synuar konkludimin e procesit te shitjes/mbajtjes.
  • Te pergatise raportet ditore/Javore/mujore mbi perforamncen e kolegeve te shitjes ne POS dhe agjenteve.
  • Te kontrolloje veprimet financiare te operatoreve ne POS
  • Te trainoje perfaqesuesit e shitjeve mbi komunikimin,perdorimin e sistemeve dhe ofertave apo paketave te momentit.
Profili:

  1. Diplome universitare, preferohet ne Fakultetin Ekonomik
  2. Aftesi te shkelqyera bindese dhe komunikimi.
  3. Njohuri informatike shoqeruar me aftesine per te mesuar aplikimet e software-it te shitjeve. Normalisht kjo mesohet permes nje experience ne shitje 1-3 vjecare.
  4. Aftesi per te punuar ne nje sistem me turne.
  5. Aftesi per te perftuar njohuri te reja nepermjet trajnimit.
  6. Aftesi per te punuar ne Grup dhe te marre pergjegjesi
  7. Njohuri te gjuheve te huaja preferohet ANGLISHT,Italisht
Kompania ofron kushte të shkëlqyera pune, paga të niveleve më të larta të tregut, mbulimin e të gjitha detyrimeve ndaj punonjësit, trajnime si edhe mundësi rritjeje profesionale brenda saj.
Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top