• Agjent Imobiliar / Ndërmjetësues i Pasurive të Paluajtshme

CENTURY 21 Premium, zyra më e re e rrjetit më te madh të agjencive imobiliare në Shqipëri, kërkon të punësojë agjentë me përvojë apo persona të motivuar për të nisur një profesion të ri.
Agjenti Real Estate është ndërmjetësues në transaksione për pronat e patundshme, ai ofron këshillim, negocion dhe finalizon kontratat e qirasë, shitjes dhe blerjes, për një klient të interesuar.

Disa nga detyrat e një agjenti:

1. Të veprojë si ndërmjetës në bisedimet midis blerësit dhe shitësit.
2. Të bëjë krahasimin e pronave, për të përcaktuar çmimin e saj konkurrues në treg.
3. Të këshillojë klientët mbi kushtet e tregut, çmimet, hipotekat, kërkesat ligjore dhe çështjet e lidhura me proçesin e shit-blerjes së një prone të patundshme.
4. Të promovojë shitjen e pronave sipas nevojës dhe sipas produktit që ofron.
5. Të kryejë inspektimin e pronave.
6. Të koordinojë takime për të treguar shtëpitë për blerësit e ardhshëm.
7. Të koordinojë mbylljen e kontratave, të mbikëqyrë nënshkrimin e dokumentave.
8. Të organizojë takimet ndërmjet blerësit dhe shitësit, në momentin kur detajet e transaksioneve duhet të negociohen.

Kriteret:

-Mosha: mbi 22 vjec
-Arsimi i Lartë
-Zotërimi i te pakten një gjuhe të huaj

Për këtë pozicion pune kërkohen:

-Persona Energjik, Ambizioz, Pozitiv e menaxhues të mirë të kohës.
-Aftësi të mira komunikuese, ndermjetesuese dhe analizuese.
-Aftësi për të punuar në grup.

Apliko tani duke dërguar CV në: info@c21premium.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top