• Nga 4 - 5 Korrik, në Hotel Sheraton organizohet trajnimi dy ditor me temë – “Designing and Implementing Customers Loyalty Programs”

A e dini pse shumica e kompanive dështojnë në tërheqjen dhe mbajtjen e konsumatorëve për të sjellë përfitimet e dëshiruara?
Programet e besnikërisë janë një mjet me anë të cilit kompanitë mund të dyfishojnë përfitueshmërinë e biznesit me një kosto minimale marketingu. Për të evituar kopjimim e modeleve të gabuara dhe keqadoptimin ndaj nevojave specifike të biznesit, menaxherët emarketingut duhet të kenë aftësitë të ndërtojnë një strategji të qartë besnikërie, me një llogjikë ekonomike që garanton njëkohësisht iniciativa tërheqëse për konsumatorin dhe përfitime financiare për biznesin.

Egnatium është një kompani ndërkombëtare, me një experiencë 13 vjecare në fushën e konsulencës dhe trajnimeve, me zyra në Australi, Malajzi, Arabinë Saudite, Mbretërine e Bashkuar dhe në Shqipëri.

Më datë 4 dhe 5 Korrik, në Hotel Sheraton do të organizohet trajnimi dy ditor me temë – “Designing and Implementing Customers Loyalty Programs”.
Ky trajnim u vjen në ndihmë skuadrave të marketingut dhe shërbimit ndaj klientit në kompanitë e shitjeve më pakicë që synojnë të zhvillojnë apo përmirësojnë performancën e programeve të besnikërisë, të maksimizojnë vlerën e jetës së konsumatorit dhe kuotën e shpenzimit në kompanitë e tyre.

Të ftuar në këtë trajnim janë drejtues dhe manaxherë të niveleve të larta të marketingut, administratore nga kompanitë e suksesshme që kanë zgjedhur besnikërinë si një strategji konkuruese për rritjen e përfitueshmërisë.
Bashkangjitur gjeni broshurën me përmbajtjen dhe temat e trajnimit.


 


Contact WhatsApp
Back
Top