• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Prodhimi - Agronom

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një ndër grupeve private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industrial, miniera e metalurgji, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

DREJTOR PRODHIMI

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Drejtori i prodhimit është përgjegjës direkt për ngritjen/ zhvillimit/ monitorimin e proçeseve të prodhimit dhe vjeljes si dhe cilësinë e kulturës së kultivuar në fermë. Sëbashku me Departamentin e Shitjeve janë bashkëpërgjegjës për hartimin e planit të të mbjellave.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


  • Harton së bashku me Departamentin e Shitjeve planin e të mbjellave vjetore (të detajuar saktësisht dhe me data të vjeljes) 5 muaj para fillimit të sezonit të mbjelljes;
  • Kujdeset për të përpiluar saktësisht kërkesat e Kultures në sasi dhe cilësi si dhe të materialeve për mbrojtjen e bimës;
  • Zhvillon dhe monitoron proçeset agrotreknike të nevojshme të shërbimeve të kulturave të mbjella (në serë dhe fushë të hapur);
  • Përpilon dhe regjistron nëpër tabelat përkatëse të gjithë proçeset që nevojiten gjatë prodhimit të kulturave (në sere dhe fushë të hapur);
  • Monitoron kushtet e rritjes (temperaturë, lagështi, ajrimetj) të cultures në mënyrë periodike (çdo ditë) dhe regjistron të dhënat nëpër tabelat përkatëse të prodhimit;
  • Organizon në mënyrë ditore stafin në terren (punonjësit e serës/fushë të hapur) për proçeset e ndryshme dhe të nevojshme për trajnimin e kulturës me qëllim rritjen e cilësisë dhe rendimentin e prodhimit;
  • Analizon ecurinë ditore të bimës sipas proçeseve dhe përshtat proçeset në vazhdimësi;
  • Merr të dhenat nga ecuria e prodhimit, i analizon dhe raporton në mënyrë periodike (çdo ditë) tek Adminsitratori i Shoqërisë;
  • Kujdeset që i gjithë informacioni mbi proceset, lëndët e përdorura në prodhim dhe monitorimi i ambjenteve të kultivuara të regjistrohet në formatet e posatçme sipas standarteve Global Gap.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë Universitare, profili Agronom;

Eksperiencë Pune: Të ketë punuar në ferma të prodhimit bujqësor. Të ketë minimalisht 5-10 vjet experience në fushën e prodhimit;

Aftësi:


  • Të ketë aftësi të mira komunikimi;
  • Të jetë i aftë të organizoj punën në grup dhe ndarjen e detyrave;
  • Aftësi deleguese;
  • I aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale;
  • Zotërimi i gjuhës angleze në nivel shumë të mirë të shkruari dhe të foluri përbën përparësi;
  • Njohuri shumë të mira të MicrosoftOffice;
  • Etikë në punë;
  • Njohuri në mënyrën e normimit të punës;
  • Fleksibël dhe i/e gatshëm të punojë me orare të zgjatura gjatë pikut të prodhimit.

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 23 Qershor 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top