• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mirembajtje dhe Sherbimesh

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

INXHINIER MIRËMBAJTJE DHE SHËRBIMESH

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Inxhinieri i Mirëmbajtjes dhe Shërbimeve mban përgjegjesi për të gjithë ciklin e mirëmbajtjes dhe përkujdesjes teknike pas shitjes së produktit duke përfshirë përgatitjen dhe prezantimin e ofertave të shërbimeve te klientët.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


  • Pritja e klientëve në zyrë;
  • Komunikim dhe takime me klientet;
  • Prezantimi i ofertave ndaj klientëve për shërbimet e pas shitjes së produktit;
  • Kontakt i vazhdueshëm me klientët për problemet që mund të kenë ata;
  • Përgatitja e ofertave për pjeset e këmbimit dhe shërbimet;
  • Kontrolli i procerverbaleve të shërbimeve të kryera;
  • Raportimi shëerbimeve dhe pjesëve të përdoruara gjatë tij;
  • Ndjekja e problemit nëse defektet janë brenda garancie;
  • Përgatitja e raporteve mujore për shitjet e pjesëve të këmbimit dhe shërbimeve.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Edukim i lartë në Degën Inxhinieri Mekanike ose Inxhinieri Elektrike;

Eksperiencë Pune: Eksperiencë pune si Inxhinier mekanik ose elektrik;

Aftësi:


  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim;
  • Aftësia për të përcaktuar përparësitë dhe për të planifikuar punën në mënyrë efektive;
  • Nivel të avancuar të njohurive kompjuterike;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Qasje kreative për ide të reja dhe njohuri të shkëlqyeshme teknike;
  • Aftësi të shkëlqyera në prezantimin e informacioneve teknike;
  • Aftësia për të përcaktuar përparësitë dhe për të planifikuar punën në mënyrë efektive;
  • Të zotërojë leje drejtimi, klasi B;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 25 Qershor 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top