• Tirane, ofroj vend pune Financer/e

Ami Event është kompania e parë në fushën e organizimit të eventeve e cila që prej vitit 2007 ndodhet pranë klientëve të saj në ditët e tyre më të lumtura. Në 10 vite ekperinecë në treg Ami Event është kujdesur të krijojë një emer të mirë marke duke ofruar gjithmonë një shërbim profesional në fushën e fustaneve të nusërisë dhe organizimit të festave.
Ami Event kërkon të punësojë financier/e me përvoje.
Roli: Kandidati/e i suksesshëm do të menaxhojë të gjitha funksionet financiare
dhe do të jetë përgjegjës për shëndetin e përgjithshëm financiar të kompanisë.

Përgjegjësitë:
• Përfaqësimi i kompanisë dhe menaxhimi i marrëdhënieve me palet.
• Mbikqyrja e kontratave dhe marrëdhënieve financiare me furnizuesit dhe klientët.
• Menaxhimi i një ekipi prej mbi 5 personash shitjesh.
• Hedhje te dhenash per kontabilitetin ne Fin5 dhe Alpha dhe puna me sistemin e shitjeve.
• Mbështetja e menaxhmentit të përgjithshëm me raportimin dhe analizën financiare,
parashikimin e parasë së gatshme dhe të gjitha kërkesat e raportimit.
• Aplikimi i aftësive të shkëlqyera të menaxhimit të palëve të interesuara për të formuar marrëdhënie afatgjata.
•Realizon Kontabilizime mujore dhe pergatit cdo raport tjeter specifik qe kerkohet.
•Kontrolli mujor i librave te shitjes dhe blerjes;
•Rregjistrimi i veprimeve te bankes dhe arkes, dhe kontrolli dokumentacionit te pagesave;
•Pasqyron te dhenat ne programin financiar, duke kontrolluar kontratat, faturat dhe veprimet bankare.
•Miremban dosjen e klienteve duke pergatitur raporte periodike ne lidhje me kostot dhe investimet e realizuara.

Kualifikimet dhe aftësite e kërkuara:
• Së paku 3 vjet përvojë në Financë.
• Njohuri të gjuhës italiane dhe angleze.
• Njohuri të Fin5 dhe Alpha.
• Kualifikimi përkatës i arsimit te lart (joBachelor).
• Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit analitik dhe të palëve të interesuara.
• Aftësi për të zgjidhur çështje taktike me anë të këshillimit strategjik.
• Eksperiencë e provuar e menaxhimit të projekteve dhe aftësi për të përmbushur afatet e kërkuara.
• Aftësi për të punuar në grup dhe në mënyrë të pavarur.

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar, të dërgojnë aplikimin e tyre në : puno@amievent.al
Afati i dorëzimit të Cv është deri më 28 Shkurt.
Të gjitha aplikacionet do të trajtohen si rreptësisht konfidenciale.
Do të njoftohen vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona.
Ju mirëpresim!
 


Apply
Back
Top