• Tirane, ofroj vend pune Shitëse dhe Menaxhere Dyqani

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një brandi ndërkombëtar të suksesshëm që është duke shtrirë aktivitetin në Shqipëri, në fushën e fashion, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER DHE SHITËSE DYQANI

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Kujdeset për mirëmbajtjen e marrëdhënieve me klientët dhe mirëmbajtjen e dyqanit. Përqasje pozitive në rritjen e shitjeve në dyqan.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


  • Kujdeset për shërbimin ndaj klienti dhe sigurohet që të informojë klientin për artikujt;
  • Prezanton artikujt klientëve duke i këshilluar në blerjet potenciale me qëllim rritjen e shtijeve në dyqan;
  • Kujdeset për imazhin e dyqanit dhe siguron mirëmbajtjen e tij në përputhje me politikat e shitjeve.
  • Përfaqëson imazhin e kompanisë në komunikim me klientët duke siguruar prezantim profesional dhe etik.
  • Mirëmban artikujt në dyqan duke siguruar bërjen e tyre gati në kohë për dorëzim te klienti;
  • Kujdeset për inventarin e artikujve në dyqan dhe është pjesë e proceseve të inventarit;
  • Mirëmban rregullin dhe pastërtinë në dyqan;
  • Detyra të tjera që i caktohen;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Preferohet Arsim i lartë;

Eksperiencë Pune: Eksperienca e mëparshme nuk përben domozdoshmëri;

Aftësi:


  • Njohuri të mira të gjuhës angleze ose italiane;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe mirësjellje me klientët;
  • Të ketë një paraqitje të rregullt estetike;
  • Të jetë e aftë të ndjekë instruksionet;
  • Të jetë e aftë të kuptojë dhe interpretojë qartë kërkesat e klientëve;
  • Të jetë e aftë të punojë dhe bashkëpunojmë mirë në grup;
  • Të jetë e aftë e përpiktë në orare;
  • Fleksibël me kohën e punës;
  • Aftësi të mira organizuese dhe përcaktimi prioritetesh;
  • Njohuri të mira të programevë të paketës Office;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 10 Qershor 2017


-

JU MIRËPRESIM!


Tel. : +35542255506

Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top