• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik në Minierë

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e nxjerrjes dhe përpunimit të metaleve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

INXHINIER MEKANIK NË MINIERË

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Në bashkëpunim me Kryeinxhinierin dhe Inxhinierët e tjerë në Minierë, supervizon stafin energo mekanik në Minierë. Planifikon dhe zbaton detyrat dhe planet ditore në mënyrë që mbarvajtja e punës në Minierë të funksionojë sa më mirë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

· Menaxhon detyra të veҫanta dhe specifike në lidhje me implementimin e projektit të mekanizimit të Minierës;
· Realizon koordinimin e fazave të ndryshme të projektit, ndjek progresin, koordinon punën e ekipeve për faza të përbashkëta;
· Është përgjegjës për menaxhimin e komunikimit dhe ndarjen e informacionit midis njësisë së projektit të Mekanizimit dhe zyrave qëndrore;
· Realizon shërbime mbështetëse për projektin sipas fushës së kompetencës dhe është përgjegjës për organizimin e dokumentacionit;
· Mbulon ҫështjet administrative;
· Mbështet Menaxherin e Projektit në implementimin dhe monitorimin e detyrave në përputhje me objektivat, kërkesat dhe strategjitë e projektit;
· Përpilon raporte të ndryshme si dhe dokumentacion teknik në programe kompjuterike si AutoCad dhe MS Projects;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA


Edukimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri Mekanike; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar ne kurse profesionale;

Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 6 vjet;

Aftësi:

· Të ketë njohje të shkëlqyera të Rregullores së Sigurimit Teknik (Miniera);
· Të ketë eksperiencë në konstruksione Mekanike
· Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
· Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
· Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
· Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
· Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
· Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
· Ndjenjë Përgjegjësie;
· Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
· Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 05 Qershor 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top