• Sheraton Tirana Hotel kerkon te punesoje "Kuzhinjer"

Njoftim per vend pune
Sheraton Tirana Hotel eshte pjese e korporates Marriott International, Inc. e cila zoteron, menaxhon, apo licenson rreth 30 nga Markat me te njohura te industrise se hotelerise ne bote me mbi 6000 hotele. Sheraton Tirana Hotel u hap ne Shtator 2003 si i pari dhe i vetmi hotel me 5 yje ne Shqiperi (www.sheratontiranahotel.com).
Korporata ofron mundesi punesimi te barabarta ne nje vend pune me diversitet. Kandidatet tane te preferuar jane individe me pasjon, perkushtim dhe pervoje ne hoteleri te cilet jane te gatshem te ndermarrin sfida te reja ne nje ambjent shume kulturor. Rishtazi, po kerkojme te punesojme punonjes te rinj ne pozicjonin e:
Kuzhinjer
Detyrat Kryesore: Punon ne kuzhine ne pergatitjen dhe gatimin e artikujve te ndryshem ne bashkepunim me koleget e tjere duke zbatuar standartet e kompanise. Ka deshire per te mesuar, entuzjazem dhe pasjon per kuzhinen.

Kritere / kualifikime:
• Eksperjence prej 1-2 vjetesh ne pregatitjen dhe gatimin e menuve ne kuzhine te madhe restoranti apo hoteli.
• Te jete i vemendeshem ndaj detajeve.
• Te kete njohuri ne teknikat baze te gatimit (preferohet me edukim ne Kulinari)
• Te njohe dhe zbatoje parimet e higjenes te kuzhines dhe trajtimit te ushqimeve dhe gjithashtu edhe gjate punes.
Nese i permbushni kerkesat e mesiperme, dergoni aplikimin tuaj on-line ne: http://bit.ly/ShTirJobs ose ne aplikime.pune@sheraton.com ( Leter kerkese, CV me foto, dhe kopje te diplomave, certifikatave apo cdo dokument tjeter mbeshtetes per eksperjencat tuaja) brenda dates 30 Shtator 2017.
Vetem kandidatet qe do te perzgjidhen per interviste do te kontaktohen nepermjet telefonit apo adreses se e-mailit.

Faleminderit. Departamenti i Burimeve Njerezore
Sheraton Tirana Hotel; Sheshi Italia, Tirane, Shqiperi.
http://www.sheratontiranahotel.com/sq
Tel:+355 42 274 707/+355 42 277 022
 


Apply WhatsApp
Back
Top